Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve në mbrëmje nuk rekomandohet nëse dëshironi të keni një bark të sheshtë.
Sipas një hulumtimi të publikuar në Journal of the American Geriatrics Society tregoi se konsumimi i tepërt i pijeve të gazuara është i dëmshëm veçanërisht nëse i konsumojmë në mbrëmje.
Këto pije përmbajnë sheqer të rafinuar dhe sjellin të ashtuquajturat kalori ‘boshe’. Flluskat që gjenden në pijet e gazuara përmbajnë ajër, që do të thotë se ky ajër përfundon brenda sistemit tretës dhe shkakton fryrje.
Po ashtu përveç ushqimit të shëndetshëm, shumë i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik në mënyrë të rregullt.