GREQI- Autoritetet greke kanë zbardhur atentatin ku mbeti i vrarë Irakli Davella dhe 1 tjetër u plagos më 15 dhjetor të vitit të kaluar, në një lokal të Athinës. 2 shqiptarë raportohet se janë arrestuar nga policia greke, për vrasjen e 47-vjeçarit me origjinë shqiptare, në Thrakomakedones. Ata janë Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda, autorë të dyshuar të krimit, të cilët qëlluan nga brenda një makine të vjedhur para krimit.
Ata dyshohet se janë vrasës me pagesë, pasi nuk rezultojnë të kenë pasur më herët njohje me dy shqiptarët që mbetën pre e atentatit. Ata u gjurmuan përmes së vjedhur dhe vëzhgimit fizik për ditë me radhë. Policia ndërhyri në orët e para të mëngjesit së 27 janarit për kontroll në banesat e tyre, ku raportohet se është gjetur një armë zjarri, e cila do të ekspertohet për të kuptuar nëse është e njëjta e përdorur në krim.
Në pritën ngritur ku u vra Davella në Athinë, autorët plagosën rëndë, Edi Lulon i njohur edhe si Etmond Hysa. Që në momentin e parë, autoritetet greke vlerësuan se bëhej fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 47-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me persona që janë vrarë në konfliktet e ndezura mes grupeve rivale dhe mafies greke. Gjithashtu, në vitin 2009 kundër Davellës është ngritur një hetim për organizim kriminal dhe zhvatje, ndërsa pas kësaj ai duket se nuk i ka shqetësuar më autoritetet.
Një persona me shumë interes për hetimet ka qenë edhe i plagosuri rëndë në kokë dhe në bark, Edi Lulon alias Etmond Hysa. Vetëm pak ditë para ngjarjes së rëndë ai kishte ardhur nga Dubai, për të cilin hetuesit grek besojnë se ka luajtur rol në pritën vrasëse. Me fjalë të tjera, ata vlerësojnë se ndoshta ardhja e tij në Greqi ka qenë për një arsye specifike, gjë që ka mobilizuar një grup rival, i cili ka dashur ta largojë nga rruga.
Dy shqiptarët arrestuar
S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4340
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i 2 vrasësve shqiptarë me pagesë në Greqi, policia me deklaratë: Sekuestruam armë, drogë, silenciatorë dhe rreth 80 mijë euro (VIDEO+DETAJET)
28 Janar, 12:58
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Favorizoi vjehrrin, ILD i kërkon KLP-së 2 masa disiplinore për Kledian Llahon: Largim nga detyra si kreu i Prokurorisë së Sarandës dhe ulje page!
27 Janar, 11:48
-
Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek
27 Janar, 08:43
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Sarandë
26 Janar, 15:00
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Greqia nderon Anastasin, shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës,i pranishëm Mitsotakis e ambasadorja shqiptare! Lutje në kishat ortodokse në Shqipëri
26 Janar, 07:27
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
Shih si i gjen vrasësit me pagesë Greqia!!! Në Shqipëri gjejnë vetëm viktimat dhe makinat e djegura të vrasësve
PërgjigjuI gjen dhe shqiperia me drejtoret dhe shefat e zgjedhur me konkurset me detyrim percaktim paraprak. Derkuci minister pa karakter i del ne mbrojtje me deklarata pompoze all SpiroRama sa here qe shkelin ligjin dhe favorizojne kriminelet.