Anija me flamur të Tanzanisë dhe me 47 tonë cigare kontrabandë për në Malin e Zi nuk është e para që bllokohet nga moti i vështirë në det, në portet tona. Më përpara, shumë anije kontrabande i kanë përdorur si Durrësin dhe Vlorën për “limane të qeta shpëtimi”.
Kanë kaluar kontrollet për dokumentacionin e tyre të rreme, duke paguar “bindshëm” nën dorë. Këto para janë marrë si nga doganierët e kontrollit fizik nëpër portet tona, ashtu dhe nga “kapot” në Vlorë, Durrës e Tiranë. Në gjuhën e kontrabandistëve mesdhetarë të cigareve dhe naftës, portet shqiptare janë konsideruar prej vitesh si struktura me të cilat “mund të merresh vesh”. Por tani u ka hasur sharra në gozhdë. Doganat shqiptare nuk po blihen dot. Të paktën drejtuesit e tyre më të lartë.
Drejtuesit e tjerë dhe doganierët e thjeshtë janë vënë nën një kontroll dhe survejim profesional të rreptë nga specialistët e kompanisë angleze që menaxhon doganat tona. Duket një formulë që po funksionon këto muaj dhe ka sjellë rënien e “kuotimit” në bursën mafioze dhe abuzive të blerjes së një vendi pune si doganier. Nëse përpara 8 muajsh një vend si doganier në Kakavijë, Kapshticë apo Qafë-Thanë ishte 10-15 mijë euro, tani ka rënë në 2-3 mijë euro. Edhe këto shifra të tregut të zi të emërimeve nëpër doganat kryesore të vendit dëshmojnë se doganat tona po pastrohen.
Ka një vullnet epror që nuk njeh ndërhyrje e influencë që ka të bëjë me zarfet me para. Kjo nuk përkthehet vetëm me rritje të dukshme të ardhurash doganore nga muaji në muaj. Kryesorja është investimi në “ekspertët doganorë”. Deri tani, “ekspertë” kanë qenë doganierë të vjetër, të njohur mirë me punën dhe mënyrat se si shmanget trau doganor apo manipulohet dokumentat doganore në favor të bizneseve që paguajnë më pak detyrime për Shtetin dhe që fitojnë për vetë e për doganierët e lidhur me to. Janë këta doganierë-ekspertë që bëjnë, nëpërmjet sekserëve të ndryshëm, shpërndarjen e fitimeve abuzive nga futja e mallrave pa doganë apo deformimi i dokumentacionit doganor të tyre, qëllimisht për të humbur shteti dhe për të fituar biznesi e doganieri.
Apo drejtori dhe politikani që i mbrojnë këta doganierë-ekspertë. Më përpara, puna e doganave tona ka qenë e paimagjinueshme pa “kontributin” e këtyre ekspertëve mafiozë që kishin “moralin” :”ne Shtetit mishin ia marrim, por kockat ia lëmë, që të qëndrojë. Madje ai qëndron pikërisht pse e mbajmë ne në këmbë:” Tani doganat shqiptare po varen gjithnjë e më pak nga këta “shtylla” abuzive. Me ndihmën e ekspertëve të mirëfilltë anglezë, “doganierët-shtylla” po zëvendësohen gradualisht nga të rinj të shkolluar, të pastër moralisht e që po e mësojnë zanatin e “shtyllave” në drejtimin e duhur. Për t’i shërbyer Shtetit, dhe jo politikanit, drejtorit apo biznesit të rradhës që lidhet me ta.
“Ujqërve” të vjetër të doganave po u mbeten përherë e më pak “çelësa” ndër duar. Ja përse sot ngecin në kontrollet reale të doganave shqiptare, maune e anije kontrabandë. Ja përse edhe firma shumë të fuqishme importi e eksporti tek ne, madje edhe të huaja, të mësuara të blinin lehtë doganierët shqiptarë, sot kanë marrë paralajmërimet e duhura dhe paguajnë rregullisht detyrimet ndaj shtetit shqiptar. Duket se ka perënduar një herë e përgjithmonë “epoka e artë” e blerjes lehtë të doganierëve shqiptarë.
Po ngrihet gradualisht ajo digë e pastër dhe profesionale mbi mallrat që vijnë fizikisht në Shqipëri, që punon për Shtetin dhe gjithë shqiptarët. Po shpëtojmë nga mafia e organizuar në doganat tona, që i kishte shtrirë të plota metastazat e saj mbi të gjitha pikat e kalimit kufitar detar, tokësor e ajror të Shqipërisë.
Rritja gjeometrike e pakënaqësisë së pseudo-militantëve rozë që e mendonin të realizueshëm sigurimin e një pune në dogana për të shërbyer “për vete dhe për kapot tanë” dhe që kanë tetë muaj duarbosh, është tregues tjetër i pastrimit të doganave shqiptare, i bllokazhit ndaj mësymjes së “atyre “me zemër majtas” që kanë tetë vjet pa gjetur punë në shtet”. Menaxhimi i doganave sot është një ndërthurje e suksesshme e integritetit të drejtueses së re me profesionalizmin e këshilltarëve anglezë të “Crown Agents”. Ia vlen të presim shumë dhe të nisim të besojmë disi tek doganat tona.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com