Sipas procesverbaleve të Gjykatës, numri i celularit iu dha moderatores më 4 Korrik 2009, si pjesë e stafit të shoqërisë ‘TV Klan’ sh.a, dhe të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga kjo kompani deri më datë 30 Korrik 2011, kur dy palët ndërprenë marrëdhënien e punës mes tyre.
Sipas paditësit, pra shoqërisë ‘TV Klan’, Aida Shtinos që prej atij momenti i është kërkuar dorëzimi i numrit SIM, të cilën moderatorja ka refuzuar ta bëjë.
Kështu, që nga Gushti 2011 dhe deri në Tetor 2012, drejtuesja e emisionit ‘Njerëz të Humbur’ përdorte kartën SIM të televizionit Klan dhe nuk paguante asnjë detyrim financiar. Të gjitha detyrimet janë paguar nga shoqëria ‘TV Klan’, kur në fakt duhej të paguheshin nga Aida Shtino, arsyeton Gjykata e Tiranës në vendimin e saj. Gjatë këtij harku kohor, pra Gusht i vitit 2011 deri në Tetor 2012, si rezultat i thirrjeve telefonike të bëra nga moderatorja Shtino, rezulton që fatura të jetë 841869,53 Lekë.
Në bazë të analizës së fakteve, Gjykata vendosi detyrimin që Aida Shtino t’i paguajë shoqërisë ‘TV Klan’ sh.a këtë shumë. Ky vendim i Gjykatës së Tiranës është shpallur më datë 03.02.2015.
Vendimi i plote i Gjykates se Tiranes
“NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë prej:
GJYQTAR : Arben Kostandini
Me sekretare Merita Lila sot më dt. 03.02.2015 mori në shqyrtim në seancë gjyqesore publike çështjen civile që i përket:
PADITES: Shoqeria ‘’TV KLAN’’sh.a. me seli ne Rr.’’Alleksander Mojsiu’’ish Kinostudio Tirane me perfaqesues ligjor Aleksander Frangaj, perfaqesuar me autorizim nga Danjela Çollaku date 30.04.2014
E PADITUR: Aida Shtino e bija e Hiqmetit datelindja 1969 banuese Rr.’’Qemal Stafa’’pll.18 ap.7 Tirane perfaqesuar me procure te posacme date 05.06.2014 nga Av Jeronima Lulashi me Nr.licence 3604 dhe Av.Gentian Muca me nr.licence 2398.
OBJEKTI : - Detyrimi I te paditures per ti paguar paditesit Shumen 841 869,53 lekeper shkak te perdorimit te sherbimit telefonik cellular nr.0694007162 te dhene nga punedhenesi pas zgjidhjes se mardhenies se punes.
Baza Ligjore: Nenet 32 153 K.Pr.Civile 419 ,655 e vijues K.Civil
Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, administroi provat shkresore, në përfundim të gjykimit, dëgjoi përfaqësuesen e paditësit që kërkoi pranimin e padisë sipas objektit, përfaqësuesen e palës së paditur që kërkoi rrëzimin e padisë,
V E R E N
Se paditesi Shoqeria ‘’TV KLAN’’sh.a. i eshte drejtuar Gjykatës së Rrethit GjyqësorTiranë kunder te paditures Aida Shtino me një padi sipas objektit te me siperm.
Gjykata verifikoi fillimisht juridiksionin dhe kompetencën e saj, në gjykimin e çështjes dhe konstatoi se, në bazë të nenit 36/1, nenit 41, 42 të Kodit të Proçedurës Civile, kërkesë-padia, objekt gjykimi, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor civil dhe është në kompetencën lëndore e tokësore të kësaj gjykate.
Sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është kompetente nga pikëpamja tokësore, për të gjykuar këtë cështje. Gjithashtu, në vështrim të neneve 71, 72 dhe 73 të K.Pr.Civile, Gjykata çmoi se, nuk ekzistojnë për të shkaqe papajtueshmërie ose përjashtimi nga ky gjykim.
Nga hetimi gjyqesor rezultoi se;
Shoqeria ‘’TV Klan’’sh.a (me Vendimin date 16.10.2013, eshte vendosur ndrushimi i emrit te shoqerise nga "Media 6" sh.a ne "TV KLAN" sh.a) ka patur nje rnarredhenie pune me te padituren Aida Shtino, e cila ka kryer detyren e drejtueses se emisionit "Njerez te Humbur", qe transmetohej ne TV Klan cdo te premte ne oren 21 :00. Per shkak te natyres se punes se kryer, pales se paditur i eshte dhene ne perdorim numri i celularit 0694007162, i marre ne erner te Shoqerise ‘’Media 6’’ sh.a nga Shoqeria Vodafone Albania sh.a. Sipas Urdherit te Brendshern, date 8.7.2009, i Drejtorit te Pergjthshem te TV Klan, ky nurner i eshte dhene ne perdorim pales se paditur nga 4 Qershori i 2009, dhe i eshte paguar nga pala paditese si pjese e shpenzimeve te emisionit qe drejtohej prej saj.Me 30 Korrik 2011, palet kane vendosur te nderpresin marrdhenien e punesimit te te paditures me paditesin. Ne kete moment, pales se paditur i eshte kerkuar dorezirni i numrit te dherie ne perdorirn, por e paditura nuk e ka dorzuar por ka vazhduar perdorimin e saj .Paditesi e ka njoftuar me ane te telefonit palen e paditur per te paguar detyrimet qe vinin te faturuara prane Media 6 sh.a ne lidhje me numrn e celularit 0694007162. Ne tetor te 2012, pala paditese eshte njoftuar nga Shoqeria Vodafone sh.a, per vleren e detyrimit te papaguar si pasoje e perdorirnit te numrit celular 0694007162. Ne keto kushte , ne daten 17.10.2012, pala paditese i ka drejtuar nje kerkese Votafon ‘’sh.a (kerkese e administruar si prove) duke kerkuar mbylljen e numrit. Pas kesaj kerkese sherbimi per numrin ne fjale eshte nderprere.
- Paditesi pretendoi se ne 4 Qershor 2009, me cilesine e punedhenesit i ka dherie te paditures ne perdorim numrin e celularit 0694007162, per te cilin i ka paguar detyrimet deri ne momentin e perfuridimit te kesaj mardhenieje.Ne 30 korrik te 2011, me perfundimin e kesaj marrdhenie pune mes paleve , e paditura ka vazhduar te perdor kete nurner telefoni. nga Gushti 2011 deri ne Tetor 2012, pala e paditur nuk ka paguar detyrimet qe jane faturuar nga perdorimi i ketij nurnri, ne shumen 841869,53 leke shume e cila eshte paguar nga paditesi por qe duhej te paguej nga e paditura .
E paditura peretendoi se ;Nuk provohet se midis shoqerise "lV Klan" sh.a dhe pales se paditur zj. Aida Shtino, ka pasur nje marredhenie pune,( fillimin e kesaj marredhenie juridike, afatin kohor, kushtet te drejtat dhe detyrimete e paleve si dhe perfundimin e saj) me detyren si drejtueses se emisionit "Njerez te Humbur" dhe per kete shkak te natyres se punes pales se paditur ti jete dhene ne perdorim numuri i celularit 0694007162, nje nder numurat ky i marre ne grup nga shoqeria "Media 6" sh.a prej shoqerise "Vodafone Albania" sh.a. Ne asnje nga fatura e paraqitura si prove nuk fiquron abonent pala e paditur Aida Shtino por abonent i saj sipas numrit te reqjistrimit rezulton vetem shoqeria "Media 6" (tv klan) sh.a.
Provat e depozitura nga paditesi jane teresisht te njeanshme, te nxjerra nga vete pala paditese, dhe kerkoi te mos vleresohen nga gjykata .Pala paditese nuk provoi perpara gjykates se cila eshte ai detyrim kontrator qe pala e paditur ka marr persiper ta permbush perkundrejt pales paditese ne lidhje me likujdimin e tarifes celulare per numrin 0694007162.Ipadituri pretendoi se nuk ndodhemi perpara mos permbushjes se detyrimit kontraktor dhe as begatimit pa shkak te pretenduar nga paditesi dhe per keto shkaqe kerkoi rezimin e padise.
Gjykata pasi administroi provat si dhe konkluzionet perfundimtare te palev cmon se padia eshte e mbeshtetur ne prova e ne ligj dhe si e tille ajo duhet pranuar.
Provohet se midis shoqeris "Media 6" sh.a sot "TV KLAN" sh.a dhe Shoqeris Vodafone Albania sh.a eshte lidhur nje kontrate per perdorimin e disa numrave te telefonis celulare nder te cilet eshte dhe numri i celularit 0694007162. Sipas Urdherit te Brendshern, date 8.7.2009, i Drejtorit te Pergjthshem te TV Klan, ky nurner i eshte dhene ne perdorim pales se paditur nga 4 Qershori i 2009. Sipas ketij urdheri pagesat per perdorimin e ketij numri do te paguhen nga TV KLAN si pjese e shpenzimeve te emisjonit ‘’Njerez te Humbur’’Sipas vertetimit te Drejtorise se Burimeve njerezore te "TV KLAN" sh.a rezulton se e paditura ka qene e punesuar prane TV KLAN si drejtuese e emisionit Njerez te Humbur deri ne 30.07.2011.Qe e paditura ka qene drejtuese e emisjonit’Njerez te Humbur’’ ne TV KLAN eshte e provuar se ky emisjon ishte public dhe transmetohej ne televizjon.Pas perfundimit te mardhenies se punes se te paditures me paditesin ajo nuk ka dorzuar numrin e celularit 0694007162 por ka vazduar perdorimin e tij deri ne date 18.10.2012 kohe kur eshte nderprere me kerkesen e paditesit (sipas shreses se Votafon date 02.12.2014).
Nga 01 Gusht 2011 deri ne 18 Tetor 2012,sipas faturave te administruara ne doje nga perdorimi i numri i celularit 0694007162 eshte ne shumen 841869,53 leke shume e cila eshte paguar nga paditesi por qe duhej te paguej nga e paditura.
Sa me siper gjykata duke pare natyren e konfliktit bazuar në nenin 16 të K.Pr.Civile si dhe te Vendimit unifikues Nr.3 date 29.03.2012 te Gjykates se Larte çmon se duhet bërë cilësimi i drejtë i mosmarrëveshjes objekt konflikti pavarsisht dispozitave te pretenduara nga paditesi.Ne kete rast gjykata zgjidh ceshtjen conform shkakut qe rezulton nga shqyrtimi I kesaj ceshtje duke bere lidhjen midis fakteve qe pretendohen nga paditesi dhe te drejtave apo interesave qe I jane cenuar. Nga teresia e provave te shqyrtuara ne gjykim shkaku real I kesaj padie eshte kthimi I shumes se lekeve te paguara nga paditesi ne shumen 841869,53 leke shume e cila eshte paguar nga paditesi por qe duhej te paguej nga e paditura dhe bazuar ne nenin 627 te K.Civil padia duhet pranuar.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata në bazë të nenit 306 e vijues të K.Pr.Civile
VENDOSI
-Pranimin e padise .
-Detyrimin e te paditures Aida Shtino ti paguaje paditesit Shoqeris ‘’TV KLAN’’sh.a. shumen 841 869,53 leke .
-Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen te paditures .
-Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 15 diteve nga e nesermja e shpalljes se vendimit.
- U shpall sot me datë 03.02.2015 , Tiranë.
SEKRETARE GJYQTAR
MERITA LILA ARBEN KOSTANDINI
Redaksia Online
(v.gj/Shqiptarja.com)