TIRANË - Kryetari i Këshillit të Atlantikut të Veriut Arjan Starova në një intervistë për A1 Report, flet për deklaratat e ministrit grek të mbrojtjes, duke i konsideruar si qesharake. Starova thotë se klasa politike shqiptare duhet të bëjë një reagim të fortë në lidhje me këtë çështje.
Arjan Starova kryetar i këshillit Atlantik të Veriut, në një intervistë për A1 Report komenton deklaratat e ministrit Grek të mbrojtjes se do të ketë manovra ushtarak dhe riaktivizim te postave ushtarake në kufi me Shqipërinë. Starova i konsideron si qesharake deklarata të tilla, ndërkohë që jemi dy vende të NATO-s dhe mes shteteve është edhe një traktat miqësie, që qëndron më lartë se ligji i ngrirë i luftës.
Starova kritikon qeverinë shqiptare e cila sipas tij nuk ka bërë asnjë lloj reagimi, përgjegjësi që për të bie ndaj ministrisë së jashtme. Starova gjithashtu thekson se ky është një presion që pala greke, bën për çështjen e paktit detar.
Ndërsa ministria shqiptare e mbrojtjes deklaron se nuk ka asnjë koment për këtë çështje.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Negociatat për detin, ministri grek tregon muskujt: Ushtrinë në kufi