A s’të vjen marre? Stresit nuk i del e keqja ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë

A s’të vjen marre? Stresit nuk i del e keqja ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë

Albulena Haxhiu dhe Stresi

Këngëtari i njohur Arkemind Lushaj, ndryshe Stresi, ka bërë sërish një reagim ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu pasi u shpall në kërkim nga policia e Kosovës.

Në një reagim në InstaStory, Stresi i thotë ministres Haxhiu se do të ishte më mirë të merrej me ekstradimin e trupit të Faton Hajrizit sesa me të.

“Nuk më takon me fol për çështjet e brendshme të Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa me u marrë me ne. Sa njerëz rrihen çdo ditë si anej si knej a duhet me i ekstradu? Hajgare s’të vjen marre. Kjo është më shumë ego e jotja se sa drejtësi”, ka shkruar Arkimed Lushaj.

Më tej, Stresi ka bërë reagim edhe ndaj njësisë Fast Kosova.

“Kujdes, mos i hipni kalit mbrapsht ju sugjeroj mos u afroni se do bëhet nami kaq po ju them…Ju keni punën tuaj respekt, por të vini dhe të më kapni veç pse i teket ministres jo, s’do ta lejoj. S’kam fjetur që dy vjet gjumë rehat prej sharjeve e kërcënimeve, çohet kjo zdralica thotë ekstradim, a thua kemi vra njerëz. Në Shqipëri më njeh e gjithë Policia e Shtetit (gëzoj respekt edhe për ata) por s’do t’i lejoj veç pse i teket ministres. Shko bëj biznes me serbët, pastaj lija gjykatës këto punë e bashkëpunonim e Gjykatën e Tiranës, zgjidhni problemin”.

240/2
Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taypi: 29/08/2024 21:35

    Ke te drejte vlla ça don kjo qe meret me nje sher.. Ministre koti

    Përgjigju
  • ani: 09/08/2024 08:42

    po cfare dreqin fitoni o gazetar qe jepni ze njerezve qe skane asnje vlere shoqerore po a e dini qe femijet tuaj do ndjekin kete model sa here e promovoni si per mire apo per keq akoma nuk e dini qe keta jane thjesht zara qe pastrojne leket e dikujt dhe hiqen si muzikant mjaft me keta plehra

    Përgjigju
  • Iris: 09/08/2024 03:44

    STRESO, /zdralica/ t'a paska gjetur drune! Mos ki merat se do te kujdeset te rifitosh gjumin qe na paske humbur per dy vjet nga sharjet e kercenimet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët e Leçes me trajner të ri, prezantohet ish-i i Milanit

Shqiptarët e Leçes me trajner të ri, prezantohet ish-i i Milanit