A të bën të pasur politika? Yzeiri: Merkel jeton në apartament modest, këtu duhet katarsis nga 1991

Pikëpyetjet e pasurive të politikanëve ishte tema e diskutimit në emisionin 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. Në studio ishin të ftuar gazetarët Ilir Yzeiri, Agim Baçi, Fatos Çoçoli dhe Gerti Shella i INFOCIP. Në 10 vite nga ILDKPKI u dënua vetëm një deputet për pasurinë. Çoçoli u shpreh se ky është dështim për këtë institucion, ndërsa pasuria e politikanëve nuk justifikohet me pagat në Shqipëri.

E ardhura mesatare me një familje me katër veta është jo më shumë se 15-20 mijë euro në vit. Kur janë të katër në punë. Një familje e mesme e  ka të pamundur të kapë këto shifrat. Pasuria e politikanëve është vështirësisht e justifikueshme, po të ishte në biznes po, por në politikë jo. Është e pamundur të bësh të ardhura të tilla edhe të jesh në biznesin e politikës për 2 dekada. ILDKPKI dështoi.

Fatos Çoçoli

Profesori Ilir Yzeiri bëri një krahasim të pasurisë së politikanëve shqiptarë me atë të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila jeton prej më shumë se 20 vitesh në një apartament 70 m2. Për Yzeirin në Shqipëri duhet një katarsis nga viti 1991, teksa shprehu habi me faktin se si mund të kenë politikanët tanë vila në Gjirin e Lalzit, ndërkohë që nuk kanë punuar asnjë ditë.

Merkel jeton në një apartament 70 metra katrorë me bashkëshortin. Politikanët tanë na bëjnë një deklarim njëherë në vit, ILDKPKI na i tregon dhe ne me të drejtë acarohemi që shikojmë se vetëm u shtohet pasuria. Nga 1991 të shikohen të gjithë, edhe gazetarët të gjithë. Politikanët po e po, por të gjithë që të bëjmë një kataris të vërtetë. Vettingu sikur ka filluar tani për klasën politike ka filluar në 2007 me këtë institucion ILDKPKI, që nuk ka funksionuar, pasi është zgjedhur nga politikanët. Si mund të kenë politikanët tanë vila në Gjirin e Lalzit, ndërkohë që nuk kanë punuar asnjë ditë. Di të them vetëm Dashamir Shehi ka marrë një banesë në lagjen ku jetoj unë shumë vite më parë dhe vijon që të jetojë aty.

Profesori i Ilir Yzeiri

Shqiptarja.com zbuloi sot ekskluzivisht ndryshimet në pasurinë e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar gjatë vitit 2017, Presidentit të Republikës, Ilir Meta, së bashku me Monika Kryemadhin, kryeministrit Rama, kryetarit të PD, Basha, ish-kryeministrit Berisha dhe familjes së tij.
Ndertesa ku ndodhet apartamenti 70 m2 i Merkelit ne Gjermani

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 12/05/2018 13:53

    Po Arminen kush e beri pasur dafllaku...apo loqemacok sypeshkaqeni?

    Përgjigju
  • rrem vogli jr.: 12/05/2018 10:49

    Ligji per deklarimin e pasurise eshte I vitit 1994, ndersa struktura shteterore per kontrollin e pasurise se zyrtareve qe parashihte Ligji eshte shume perpara 2007 dhe kryhesohej nga Fatmira Laskaj. Perdorimi I shembujve eshte me tifozllek politik.Sot dhe deklarimi behet por duhet ti drejtohesh ILKPD..per informacion kur jashte lexohen lirshem ne internet. Gjithashtu kontroll te te ardhurave dhe shpenzimeve ju behet te gjitheve ..dhe gazetareve private dhe biznesmeneve kur strukturat e ngarkuara kane dyshime. Nuk eshte krim te jesh I pasur...por zyrtaret duhet ta justifikojne ate: e trasheguar, e fituar me pune, e dhuruar... dhe qhesh ne shkelje kur nuk e shpjegon me shifra e dokumente. Politikanet qe nuk kane pasur burime te ndershme(prona, biznes te ligjshem dhe I kane deklaruar) jetojne ne shtepite e privatizuara ne 1992-3.

    Përgjigju
  • Anadoll: 12/05/2018 08:52

    Shqiptarët edhe pse luftuan osmanllinjtë si askush tjetër, përfundimisht nuk i rrezistuan dot psikologjisë së tyre të allishverishit të cilën e kemi peshqesh prej tyre. Në etni dhe në ngjyrë jemi europianë por jo në psikologji.

    Përgjigju
  • Albani: 12/05/2018 07:52

    Kuvendi i Polonise i ka zbrite pagat ne 30 % atehere Kuvendi i Shqiperise patjeter ti zbres pagat ne Kuvend dhe qeveri 30 %.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion