Vogëlushja Rea u bë shumë e njohur për shkak të një videoje që shihej teksa i kërkonte të ëmës të qante 5 minuta. Ajo duket se po shikon filmin vizatimor “Kali”, ku vuajtjet që kalon kafsha në film e kanë bërë atë të qajë. Mamaja e Reas, duke mos dashur që ajo të mërzitet i thotë që të ndërrojë filmin, por pikërisht ky është momenti kur vajza i thotë: “A të qaj 5 minuta?”. 

Dhe kështu prej ditësh dëgjojmë njerëz që nëse mërziten për diçka thonë: A të qaj 5 minuta? Në kudër të këtij viraliteti ka sjellë një tjetër version të kësaj videoje aktori i humorit Olsi Bylyku. I veshur me një gushore dhe me një kapuç bebeje, Kimikati dëgjohet teksa thotë” Atë qaj 5 minuta? Dhe fillon e qan.