TIRANË- Pas një denoncimit të bërë në rrjetet sociale nga faqja ‘Animal Rescue Albania’, se zona e Parkut të Liqenit Artificial është helmuar dhe shumë qen kanë ngordhur për shkak të helmimit, kanë reaguar dy institucionet që merren me administrimin e qenve endacakë dhe parqeve publike në Tiranë.
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, ka dënuar ashpër ngjarjen e ndodhur dje në Parkun e Liqenit, e cila është raportuar me shqetësim edhe nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dhe qytetarë të ndryshëm, për gjetjen e disa katërputroshëve të pretenduar si të helmuar.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, AMK dhe APR bëjnë me dije se po ndjekin rrugën ligjore, duke denoncuar rastin në organet kompetente.
“Lidhur me ngjarjen e djeshme, ne si AMK dhe APR kemi ndjekur rrugën ligjore, duke ju drejtuar organeve kompetente për të hetuar rastin. Nxisim jo vetëm institucionet publike për të gjetur përgjegjësit apo shkaqet e kësaj situate, por gjithashtu inkurajojmë dhe kafshëdashësit që të jenë mirëkuptues deri në zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Të dyja institucionet nënvizojnë se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e kafshëdashësve dhe qytetarë dashamirës, ka ndërtuar një qendër veterinare për trajtimin dhe vaksinimin e kafshëve të rrugës, ku janë marrë si model praktikat më të mira ndërkombëtare.
“Prej një viti, për t’ju ardhur në ndihmë vullnetarëve, por duke siguruar njëkohësisht edhe shëndetin publik të qytetarëve, veterinerët aplikojnë direkt në terren vaksinimin. Ne inkurajojmë edhe adoptimin e qenve nga qendra veterinare, ku shumë prej vullnetarëve, por jo vetëm, kanë mirëpritur dhe marrë në shtëpi qenushë të braktisur”, shton më tej AMK.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14%
-
Jo
81.1%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha vazhdon të braktiset në protesta, një 'grusht' ithtarësh i shkojnë në tubimin para Kryeministrisë (PAMJE me DRON)
2 Shkurt, 18:56
-
Kinema ‘Drita’, pjesë e hartës turistike të Tiranës! Arkivi i Filmit publikon tarifat e biletave për ata që duan të ndjekin shfaqjet
2 Shkurt, 18:43
-
Parkimi dysh vepër penale, Taulant Balla publikon pamjet nga rrugët e Tiranës: Shikojini këta 'trimat' që sjellin rrezik aksidentesh!
2 Shkurt, 18:30
-
Kush po përfiton nga ekspozimi i dosjes Epstein? Gjoni për Report TV: Po goditet kredibiliteti i Perëndimit!
2 Shkurt, 16:02
-
Trafiku në Tiranë/ Eksperti: I shkakton shoqërisë mbi 2.2 mld € humbje në vit! Nevojitet metro! Duhet ndërhyrë me vepra madhore te ish-‘Sheshi Shqiponja’ dhe ’21-dhjetori’
2 Shkurt, 15:57
-
Bleu karburant me dollarë falso, ndalohet 24-vjeçari në Durrës
2 Shkurt, 15:31
-
Po transportonin dy emigrantë të paligjshëm! Arrestohet 41-vjeçari në aksin Kashar-Thumanë, në kërkim organizatori që mori 5 mijë euro
2 Shkurt, 12:35
-
Edison Ypi: One Man Television
2 Shkurt, 11:01
-
Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily, Rama: shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes!
2 Shkurt, 09:23
-
Ekskluzive/ Ekselent në mësime dhe kampion i Evropës në Jiu-Jitsu, 16-vjeçari Dardan Spahia: Të tjera medalje të arta në vijim, do të bëhem inxhinier
1 Shkurt, 15:57
-
Pësoi kolaps në fushë, Partizani tregon gjendjen e Saliu Sembene
1 Shkurt, 11:23
-
Tiranë/ Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar! Sekuestrohen 5 pistoleta dhe 3 automatikë, municion luftarak e 3 radio si të policisë (EMRAT+VIDEO)
1 Shkurt, 09:42
Qente te merren dhe te adoptohem mos lihen rrugeve. Ne mbremje apo heret ne mengjes jane tmerr per vrapuesit dhe shfrytezuesit e liqenit. Ne te gjitha hyrjet e parkut ka tabela qe detyrojne pronaret e qenve te mbajne maska por 99.9% as se rruan fare ne sy te policit bashkiak ja heq rrypin
PërgjigjuPerse o pabuksa vrisni qente,po vrisni njeri tjetrin siç e keni zakon por jo qente o bastarda
PërgjigjuJo Po te majn me buk e me vaksina qent e kazonit te plerave e TI oagujn me taxat tona.ne ven te na bojn noi shkoll per kalamojt bashkia se Po mesojne me turne te kujdesen per bucet QE pjellin 2 her ne vit.po Ju dhimbsen qent merrini ne shpijat tuaja e adoptoini.ne CDO ven te botes Po i hüten rrugeve i marrin .Po su gjet NOI ta adoptoj vritet.duke qen se shqiptari nuk adopto qen do vriteshin qent ne mo's dije .neser