Gjatë gjithë muajit tetor, edhe këtë vit, “Free and Fair Media Group” do t’i përkushtohet sensibilizimit të shoqërisë për parandalimin e kancerit të gjirit. Si një kujtesë për gratë, nënat dhe motrat shqiptare për të bërë kontrollet e duhura Shqiptarja.com dhe A1Report do të vendosin përgjatë gjithë muajin fjongon rozë dhe intervista e aktivitete të ndryshme sociale informuese dhe të dobishme për shëndetin e gruas. ....
Duke filluar nga sot, gazeta e përditshme Shqiptarja.com, website
www.shqiptarja.com dhe televizioni A1Report do të kenë një fjongo rozë, simbol i luftës kundër kancerit të gjirit në gjithë botën, për të sensibilizuar gratë dhe nënat shqiptare të kryejnë kontrollet për kancerin e gjirit. Kjo nismë, e cila është aplikuar edhe gjatë gjithë muajit tetor të vitit të kaluar do të vazhdojë në “Free and Fair media Grup” në përpjekje për të ndikuar në sensibilizim, me qëllim që gratë shqiptare të synojnë parandalimin e sëmundjes, ose ekzaminimin e saj sa më të hershëm.
Free and Fair Media Group ka parashikuar një sërë aktivitetesh në kuadër të luftës kundër kancerit të gjirit, të cilat do të kulmojnë me një konference ndfërkombëtare të moderuar nga gazetari
Carlo Bollino .
Ndërsa më 19 tetor, A1Report dhe Shqiptarja.com do t’i bashkohet dhe do të ketë në qendër të vëmendjes Maratonën e Jetës që do të nisë nga Sheshi Nënë Tereza, e do të përfundojë në Qytezën e Shëndetit që do të ngrihet te Parku i liqenit artificial.
Sipas statistikave, në Shqipëri kanceri i gjirit zë vendin e parë të vdekshmërisë së gruas. Gjendja vështirësohet edhe më shumë, kur rastet e kapura janë në një stad të avancuar dhe shkenca e mjekësisë, me gjithë arritjet fantastike në këtë fushë, mund të bëjë vërtetë pak për të shpëtuar jetë. Prandaj, "Free and Fair Media Group", ka vendosur të sjellë në vëmendjen e të gjitha familjeve shqiptare, përmes një fjongoje të thjeshtë, se pavarësisht mundësive, impenjimeve, është koha për të ndalur pak dhe për të bërë një kontroll.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.8%
Vota total: 762
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor, 16:05
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
Carlo Bollino: Nga Franca paralajmërim për Berishën, populli mund të bashkohet kundër opozitës kur e konsideron më të rrezikshme se qeverinë
9 Korrik, 13:16