TIRANE - Dhënia e lejes së ndërtimit për pallat 9-katësh në zonën e ish bllokut nga ana e Bashkisë së Tiranës është quajtur skandaloze nga ana e këshilltarit të kryeministrit për territorin Artan Shkreli. Sipas tij kjo leje bie në kundërshtim me planin urbanistik të Tiranës dhe atë të monumenteve të kulturës.
Midis dy pallateve 12-katëshe ka thëne Shkreli është dhënë një leje për 9-katëshe plus 2 kate nën tokë. Behet fjalë per prishjen e një vile të vjetër të kohës së monarkisë si një objekt të trashëgimisë kulturore që mban kodin I-44, që sipas Shkrelit është në kundërshtim me ligjin.
Bashkia e Tiranës ndërkohë ka dalë me një deklaratë ku konkretisht thuhet “që hedh poshtë shpifjet e sekserit Shkreli” dhe më tej deklaron se “çdo leje këto dy vite është dhënë në përputhje të plotë me ligjin dhe planin urban të Tiranës dhe çdo bllokim i paligjshëm nga INUK është presion korruptiv për të vjelë ryshfetin, si në kohën e Ramës dhe sekserit Shkreli”.
Ndërkohe sekretarja e Këshillit Kombëtar të Restaurimit Arta Dollani, na vë në dispozicion jo vetëm procedurat për shpalljen e këtij monumenti në mbrojtje paraprake deri ne marrjen e statusit monument Kulture, por edhe një deklaratë të Ministrisë së Kulturës ku i kërkohet kryetarit të bashkisë dokumentacioni i plotë, duke i kujtuar në këtë deklaratë se në janar te 2015-s i ka dërguar shkresën për shpalljen e monumentit në mbrojtje.
Sekretarja e KKRT-së Arta Dollani tregon dokumente se vila dykatëshe e njohur si objekti I-44, 6 muaj më parë në korrik të 2014-s është futur në listën e 360 objekteve për mbrojtje paraprake, ne pritje të statusit monument kulture.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Moment historik, do rishikojmë edhe buxhetin, Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
LIVE-Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37