Marrëveshja për një koalicion mes PDK-së dhe AAK-së do të funksionalizohej nëse PDK-në edhe pas zgjedhjeve të brendshme do ta udhëheqin Hashim Thaçi dhe fraksioni i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish-ministrit të MTPT-së, Fatmir Limaj, por pa njerëzit e ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), shkruan Koha Ditore.
Sipas burimeve brenda AAK, qëndrimi i AAK-së kundër SHIK-ut është parimor dhe i ndërtuar qysh moti. “Si i tillë nuk mund të ndryshojë”.
Por, prap sipas këtyre burimeve, oferta aktuale e PDK-së për partinë e tretë opozitare është gatishmëria që të mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme që do të mbaheshin më 2013 ose 2014.
Për të arritur këtë marrëveshje kushti i PDK-së është që AAK-ja t`i bashkohet në koalicionin aktual për të qeverisur Kosovën.
Dje, nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, tha se Partia e Ramush Haradinajt, do të jetë pjesë e pajtueshmërisë për dialogun me Serbinë, dhe pret që kur pas disa javësh Tribunali i Hagës ta shpallë të pafajshëm liderin e tyre, të hyjë në koalicion me PDK-në.
PDK e kishte mirëpritur koalicionin me AAK, por nënkryetari tjetër i AAK, Ahmet Jusufi e kundërshton idenë e tillë për koalicion.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com