/ATSH/- Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se "Kosova po përballet me gjendje jashtëzakonisht të përhapur të kësaj dukurie negative", e cila "po godet themelet e demokracisë".
Sipas kësaj partie opozitare, "të korruptuarve të deritanishëm po i bashkohen në qeverisje qendrore edhe të korruptuarit e tjerë, duke e bërë Kosovën një prej vendeve më të korruptuara në botë".
"Ndryshimi i madh në Kosovë është i domosdoshëm. Reformat e thella i duhen shtetit tonë. Reforma në qeverisje, në gjyqësor, në administratë, rritja e transparencës dhe llogaridhënies, politikat e qarta kundër korrupsionit, si dhe vendosja e fuqishme e sundimit të ligjit", shprehet AAK në deklaratë.
"Vetëm një angazhim dhe bashkim i plotë qytetar dhe opozitar mund t'i ndalë këta të korruptuar, që të mos vazhdojnë më tutje planet e tyre korruptive në kurriz të qytetarëve", shprehet partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
AAK përfundon se "është në shërbim të secilit qytetar të Kosovës që ka për synim ndryshimin e qeverisjes, ndaljen përfundimtare të korrupsionit dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm"
/Shqiptarja.com