AAK kundërshton krijimin e
"ushtrisë serbe" brenda FSK-së

AAK kundërshton krijimin e<br />"ushtrisë serbe" brenda FSK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se ideja e lancuar që javëve në vijim do të diskutohet për krijimin e një "entiteti ushtarak" minoritar - paralel dhe një-etnik, përbrenda strukturës së ardhshme të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), ekskluzivisht për pakicën serbe, është i rrezikshëm, jofunksional, dezintegrues dhe jashtë çdo praktike standardizuese të strukturave të rregullta ushtarake të shteteve demokratike dhe të vetë NATO, që pretendohet të jetë FAK'u dhe anëtarësimi i saj në këtë organizatë.

“Paralelizmi ushtarak që pritet të diskutohet në mes Prishtinës dhe Beogradit, në hierarki vertikale dhe horizontale me nivel komandues të veçantë dhe i ndarë nga struktura e unifikuar e komandimit ushtarak, ka tendencë të implikojë dhe të kontrollojë Ushtrinë e Kosovës nga prezenca paralele brenda FAK'ut nga Serbia, përmes infiltrimit të marrëveshjeve politike”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Mendimet se kjo është një fazë kalimtare e relaksimit të raporteve me Serbinë, sipas AAK'së nuk qëndrojnë, për shkak të kompleksitetit strukturor dhe strategjik për sigurinë e Kosovës.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, që çështjet vitale-nacionale, siç janë Punët e Brendshme Shtetrore; Ushtria; Inteligjenca; Tërësia e Sovranitetit, Rregullimi i Brendshëm Juridiko-Politik etj., të mos hyjnë asnjëherë në kuadër të bisedave me Serbinë. Njëherësh, nuk duhet lejuar që, duke përfituar Serbia, këto të jenë kusht për normalizim të raporteve midis dy shteteve”, thuhet më tej në reagim.

Sipas partisë që drejtohet nga Ramush Haradinaj, Qeveria vazhdimisht po e neglizhon realizimin e bazës ligjore, që lejon krijimin e FAK'ut, rrjedhimisht të hapë rrugën legale, parlamentare dhe kushtetuese që Kosova më në fund të ketë arkitekturën e re ushtarake.

“Kjo situatë e imponuar është skajshmërisht e papranueshme dhe duhet të ngjallë reagime të menjëhershme, që Kosova ta ketë sa më parë ushtrinë profesionale dhe jopolitike, me një hierarki unike komanduese dhe jo t’i vishet asaj edhe një "trup-komandë" paralele nga Lista Serbe, e imponuar politikisht nga ndikimi i Beogradit në Kosovë”./Koha.net/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera