Ramush Haradinaj ka mbështetur vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Para se të hynte në takimin me presidenten Vjosa Osmani për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve, lideri i AAK-së tha se dekreti i presidentes është pasojë e drejtpërdrejtë e afateve kushtetuese, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri.
“Dekreti është rrjedhojë e afateve kushtetuese, pra është një e drejtë dhe çdo aspekt tjetër i ecjes përpara duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës dhe afateve kushtetuese. Ne e respektojmë dekretin”, tha Haradinaj.
I pyetur cila është data që preferon Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Haradinaj dha disa data.
"Janë opsion prej 5, 12 dhe 19 prill. Mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, nuk kemi datë të preferuar e kuptojmë se jemi në auto-pilot, nuk ka askush kompetenca, përveç Kushtetutës”, ka thënë Haradinaj.
Ai kritikoi edhe VV-në që nuk ka marrë pjesë në këtë takim.
“Është fyerje për vendin që Vetëvendosje nuk ishte. Kurtit iu kanë përgjigj në takime të gijithë kryetarët e partive opozitares, mos-ardhja e tij nuk është në rregull. Adresimi në Gjykatë Kushtetuese është tallje, hajgare. Afati 30-ditor e kanë ditur me kohë, kanë bërë hajgare. Kanë thirre seanca dje, është vërtetë gabim prej anës tyre. Askush nuk i ka faj VV-së për sjelljen e tyre dhe ato që ia kanë sjellur vendit. Është dashur të vinë”, u shpreh Haradinaj.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
89.8%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 3530
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një i pandehur mungon, afatet e paraburgimit u pezullohen të gjithëve! Ndëshkimi kolektiv shqetëson, avokatët: Antikushtetuese! Gjyqtari i GJKKO: Shkel të drejtat e njeriut
29 Mars, 08:35
-
Pse avancuam me energjinë si e do BE?
28 Mars, 20:12
-
Komuna e Prishtinës largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, autoritetet kërkojnë llogari për pasaktësitë
28 Mars, 15:37
-
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme
28 Mars, 11:16
-
Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë
27 Mars, 18:53
-
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit
27 Mars, 17:34
-
Kosovë/ Betohen para Presidentes Osmani 9 anëtarët e rinj të KQZ-së
27 Mars, 15:32
-
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria dhe Kosova në 'Nivelin 2'! Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë më të sigurta
27 Mars, 13:48
-
Kurti drekon sot me Macronin në Paris, Vuçiç 'zbulon' dy kërkesat e kryeministrit të Kosovës
27 Mars, 11:53
-
Fitorja kundër Sllovakisë, qeveria në Prishtinë akordon 500 mijë euro shpërblim për përfaqësuesen e Kosovës
27 Mars, 09:40
-
Evis Berberi mbetet në burg, Kushtetuesja nuk shqyrton pretendimin se provat e marra nga celularët ishin të papërdorshme, rrezikohej dhe dosja ‘Balluku’
26 Mars, 14:42
-
Osmani përkujton 27 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe: Kujtesa është përgjegjësi, drejtësia domosdoshmëri
26 Mars, 14:34