AAK për koalicion me PDK dhe për bisedime
Partia e Ramush Haradinajt, do të jetë pjesë e pajtueshmërisë për dialogun me Serbinë, dhe pret që kur pas disa javësh Tribunali i Hagës ta shpallë të pafajshëm liderin e tyre, të hyjë në koalicion me PDK-në, ka thënë për “Kohën Ditore”, nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala. PDK e mirëpret koalicionin me AAK. Nënkryetari tjetër i AAK, Ahmet Jusufi e kundërshton idenë e tillë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas nënkryetarit të AAK-së, Blerim Shalës do të jetë pjesë grupit për dialogun me Serbinë, dhe pret që kur pas disa javësh Tribunali i Hagës ta shpallë të pafajshëm kryetarin Ramush Haradinaj, të hyjë në koalicion me PDK-në.
Koalicioni do të duhej të krijonte rrethanën që Haradinaj, që e pati lënë kryeministrinë për t`u përballur me akuzat nga Tribunali, të kthehet si kryeministër për të vazhduar punën e lënë përgjysmë, shkruan “Koha Ditore”.
Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, ka folur në detaje për planet e partisë, koalicionin, ekipin e unitetit, veriun dhe dialogun edhe nga përvoja e tij si koordinues i ekipit të mëhershëm të Unitetit në dialogun me Serbinë.
Në fakt, në intervistën e tij për “Kohën Ditore”, Blerim Shala, ka folur si përfaqësues i Kosovës në këtë proces, tek ka elaboruar në detaje çështjen se çfarë duhet të pranojë e çfarë jo pala kosovare për veriun, por edhe si duhet të definohet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Ai shprehet se veriu i Kosovës nuk e ka kontrolluar kurre veriun, prandaj duhet të dialogohet.
"Ne e dimë se çfarë ka ndodhur më 19 shkurt të vitit 2008. Me ngjarjet e njohura e të programuara nga Qeveria e Serbisë me synimin që veriu të mbetet jashtë shtetit të Kosovës sikurse edhe më 20 qershor të vitit 99 kur Qeveria e Serbisë ka bërë që veriu të mbetet jashtë administratës ndërkombëtare, jashtë UNMIK-ut dhe KFOR-it. As Rezoluta 1244 nuk ka funksionuar kurrë në veri, pos në kufi që e ka bërë KFOR-i. Çështja është tash si të funksionalizohet Kosova në veri, si të bëhet ligji atje, dhe si të organizohen zgjedhjet për një qeverisje autoktone të Kosovës." përgjigjet Shala në pyetjen për zgjidhjen e çështjes së veriut.
E këto deklarata janë mirëpritur nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK).
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se përshëndetet dhe mirëpritet çdo shprehje e gatishmërisë për përgjegjësi, duke shtuar se sa më i gjerë dhe gjithëpërfshirës të jetë një koalicion, në këto rrethana institucionet janë më të fuqishme dhe përfaqësimi do të ishte shumë i suksesshëm.
Por, nënkryetari tjetër i AAK-se, Ahmet Isufi ka thënë se AAK-ja me asnjë çmim nuk do të pranojë të jetë pjesë e çfarëdo ekipi për dialogun politik me Serbinë.
Duket se deklarata e Shalës do nxisë zhvillime të brendshme në AAK.
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.4%
-
Jo
75%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50662
Lajme të tjera
-
Rama në kantierin e parë fotovolkaik ‘Blue 1’ në Seman: Do e kthejë Shqipërinë në vend eksportues të këtij sektori
31 Mars, 14:55
-
'Vlora Marina', projekti tërheq studentët e inxhinierisë të Universitetit Polis
31 Mars, 14:51
-
12 hetues të BKH përgjuan natë e ditë 2177 telefona gjatë 2022-shit, zero dekonspirim! ‘Ranë në rrjetë’ 160 persona, zbërthehen 313 celularë
31 Mars, 14:50
-
“Ky është një persekutim politik" , Trump reagon për akuzat penale të ngrutura ndaj tij
31 Mars, 14:46
-
Pas një viti heshtje, Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm: Jam e pafajshme
31 Mars, 14:45
-
Frrok Çupi: Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave
31 Mars, 14:44
-
Zgjedhjet e vendore, kreu i ‘Nismës Thurje’: Kandidojmë vetëm për këshilltarë bashkiakë! Kryetari është administrator, t’i rikthejmë parlamentit dinjitetin që meriton
31 Mars, 14:34
-
Barcelona largohet nga 'Camp Nou', kush është stadiumi i ri i katalanasve
31 Mars, 14:34
-
Lefter Alla në burg dhe i shkarkuar nga Rama, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh drejtuesin provizor të bashkisë
31 Mars, 14:30
-
Ja kush është prokurori guximtar që nisi hetimin ndaj ish-presidentit Trump
31 Mars, 14:28
-
Po ikte nga Shqipëria, vihet në pranga në Rinas 'Kep Rapi', i forti i Durrësit! I dënuar me 7 vite burg në Itali
31 Mars, 14:21
-
Elvisi i rrëfen historinë e dhimbshme Oltës: Kam humbur babanë në det e la zemra, në gusht bën 8 vjet
31 Mars, 14:11