Abaz Hado ekspozon
në galerinë ‘Eduart Lir’

Abaz Hado ekspozon<br />në galerinë ‘Eduart Lir’
TIRANE- Gjashtëdhjetë e dy vepra të realizuara në teknikën e grafikës, mes të cilave dhe krijime të frymëzuara nga qyteti i Beratit, u prezantuan në ekspozitën e grafistit të njohur Abaz Hado. Autori i ekspozitës është ndjerë si në shtëpinë e tij në galerinë e qytetit muze, sepse aty ka dy vepra të realizuara në fondin e galerisë dhe që kanë motiv lagjen simbolike “Mangalem”. Ekspozita me piktura, grafika dhe vizatime të realizuara gjatë viteve të fundit e hapur posaçërisht për artdashësit e Beratit, u prit me mjaft interes dhe do të rrijë e hapur për dy javë rresht. Kuratori i ekspozitës dhe drejtori i galerisë së Beratit, Nezir Ago, i ka vlerësuar frymëzimet piktorike të Abaz Hados si një prurje të re komunikimi mes tij dhe publikut përmes karaktereve të krijuara.

“Veprat e ekspozuara në teknikën e vizatimit të monotipit apo të flamastrit janë të realizuara kryesisht të bazuara në një koncept të ri”, tha Ago. Ndërsa vetë autori, Abaz Hado u shpreh se Berati e frymëzon në shumë raste krijimtarinë e tij, ndërkohë që ka një galeri me vlera dhe që ka nxjerrë emra të njohur në botën e pikturës. “Kam kënaqësi që jam në Berat, për atë atmosferë që ka ky qytet, për atë bukuri që ai ka. Por, edhe sepse një pjesë e krijimtarisë time mbështetet në vlerat e këtij qyteti, shpesh ajo që unë perceptoj nga imazhet e mija vijnë nga Berati, sigurisht të një frymë tjetër, jo të riprodhimit të natyrës, apo të realitetit, por, duke seleksionuar nga laboratori im krijues dhe për të nxjerrë pastaj ato imazhe dhe ato emocione që të kthehen tek publiku si një vepër arti në forma të ndryshme”, tha Hado.

 Hado ka ekspozuar disa vepra që i ka aplikuar në forma letre të prera të grafikës, të pikturës dhe me vizatime të prera duke krijuar një imazh mbi një imazh tjetër. Piktori Abaz Hado që para zgjedhjeve të qershorit ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Kulturës shquhet në gjininë e grafikës dhe vizatimit. Mbi shkresat zyrtare, zarfet ose ftesat, ka eksperimentuar përmes përfytyrimeve abstrakte. Theksojmë se Hado ka realizuar disa ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në bienalet e grafikës botërore si dhe në disa veprimtari ndërkombëtare të artit si në Gjermani, Slloveni, Norvegji, Maqedoni, Bullgari. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit