Abaz Hado ekspozon grafika dhe 
“letrat” e Ministrisë së Kulturës

Abaz Hado ekspozon grafika dhe <br />“letrat” e Ministrisë së Kulturës
TIRANË- Ekspozita e grafistit Abaz Hado do të çelet sot, më 2 prill 2014, ora 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar.

Kjo ekspozitë titullohet “Piktura dhe vizatime në letër”, me vepra të realizuara kryesisht vitet e fundit.

Ato janë krijime bazuar mbi një koncept të ri të aplikuar nga artisti në trajtimin e vizatimit dhe pikturës së letrës së prerë.

Veprat janë në vizatime në formë refleksioni mbi zarfet e ftesave të ndryshme që i vinin në zyre kur ishte në detyrën e zv-ministër i kulturës, apo në momente të tjera.

Me to ai ka mundur të krijojë imazhe të mbështetura në destinacionin e ftesës duke afruar dhe eksperimentuar mbi variacione ndjesish dhe emocionesh përmes përfytyrimeve abstrakte. Në ekspozite do ekspozohen dhe një numër fletësh grafike që afrojnë shprehje të re të konceptuara në frymën e një figuracioni modern. 

Shkrimi u publikua sot (02.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)