Abaz Hado prezantohet me “1 milion
vija grafike” në Galerinë Kombëtare

Abaz Hado prezantohet me “1 milion<br />vija grafike” në Galerinë Kombëtare
Një ekspozitë e veçantë, e titulluar “Abagraphy” vjen nga piktori i njohur Abaz Hado në Galerinë Kombëtare të Arteve. Për ekspozitën që do të çelet mbrëmjen e kësaj të premteje u zhvillua një konferencë për median.

Vetë piktori i njohur që ka qenë edhe drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve vite më parë, të befason me vendimin se do ta ketë këtë një ekspozitë të fundit. Ekspozita u prezantua nga studiuesit i artit pranë kësaj galerie, Ylli Drishti dhe kuratorja turke Beste Gursu.

Ylli Drishti pasi shprehu theksoi se “Doktor Hado është një artist I njohur, grafist dhe menaxher arti. Pas përfundimit të shkollës për pikturë monumentale ai ju kushtua kritikës së artit dhe artit të grafikës. Ai është pjesëmarrës në shumë ekspozita brenda e jashtë vendit.”

Sipas Drishtit në këtë ekspozitë retrospektive ai vjen me një individualitet absolut, ku të bie në sy energjia dhe lëvizja. Këto punë vijnë në teknikën e linoleumit, ashtu si edhe në fillimet e tij. Përmes cikleve të tij si ai I shiut, I familjeve apo qyteteve tregohet dashuria e tij emadhe për punën dhe artin e grafikës në veçanti.

Më tej fjalën e mori kuratorja Beste Gursu e cila shprehu se ishte e nderuar që ishte kuratore e kësaj ekspozite. Ajo kujtoi se ky ishte bashkëpunimi I saj I dytë me artistin Hado pas ekspozitës së tij në Stamboll në fillim të këtij viti.

Kjo ekspozitë vjen me linja të forta, dhe nga viti 1972 janë 44 vite të paraqitura në 4 periudha kohore. Siç mund të perceptojmë edhe nga titulli I kësaj ekspozite, në këtë disiplinë autori ka krijuar një terren krejt të tijin. Do të shikoni plot 123 punë dhe në përfundim të ekspozitës dolëm në përfundimin se në këto 44 vite, ai ka vizatuar më tepër se 1 milion vija përmes grafikave të tij.Besoj se dr.Hado zë një vend të rëndësishëm në artet pamore shqiptare dhe jashtë saj. Jam e lumtur që rikthehem përsëri në Galerinë Kombëtare të Arteve.’tha Gursu. 

Ndërsa artisti Hado duke konsideruar këtë ekspozitë si të fundit të tij në këtë institucion kulturor, u shpreh se do t’i përkushtohej çështjeve të tjera të rëndësishme, ku kontretisht theksoi se do të vinte në jetë amanetin e të parëve të tij nga Çamëri dhe do të punoj për çështjen e tyre.

Jam modest me njerëzit dhe mendoj se secili nga ne duhet të bëjë më shumë për këtë vend. Falënderoj Beste që zbuloi ato pika të krijimtarisë sime e më rikthyen besimin. Për shkak të impenjimeve të shumta njeriu ndonjëherë harron fillin e punës dhe ishte Beste që më riktheu besimin për të ekspozuar në këtë mënyrë. Për këtë vend do të bëj edhe në qoftë se do më duhet të bëj kritikun. E ndjej se mund të bëj shumë për këtë vend pasi është detyra e artistit që merr përsipër të bëjë gjithçka në këtë vend. Unë jam shumë serioz me punën time në zhanret e ndryshme të artit si krijues, kritik apo shkrues. Unë përjetoj në mënyrën time të brendshme, dhe mund të punoj deri në 18 orë duke pritur I lumtur rezultatin që do të dalë. Edhe një herë falënderoj Beste Gursu që më riktheu besimin e plotë në punën time me vitalitetin dhe energjinë e saj.”, deklaroi Hado duke argumentuar me tej se pas gjithë këtyre veprave dhe një karriere të gjatë në rrugën e artit ai do të ngulmojë “për të zgjidhur të drejtat e çamëve, të cilat sapo kanë marrë një rrugë të mbarë”, sipas tij.

[gallery]18989[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët