/ATSH- I. Vata/-President i Urdhrit të Mjekeve të Shqipërisë, Dine Abazaj, ka dalë sot në një deklaratë për të sqaruar mjekët në lidhje me testimin e mjekeve që do të ndërmarre Ministria e Shëndetësisë, duke garantuar se testimi nuk do të cënojë punën e tyre dhe licensat e lëshuara nga Urdhri i Mjekeve.

"Në përgjigje të interesimit dhe shqetësimit të mjekëve lidhur me testimin që do ndërmerret nga Ministria e Shëndetësisë për të gjithë mjekët, Urdhri i Mjekeve u interesua në këtë dikaster në lidhje me qëllimet dhe synimet e ketij testimi që do mbahet nga mjekët me qenë se ishte i paqartë dhe i pakuptueshem dhe përfundimisht, siguron të gjithë mjekët që testimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë nuk do të cënojë aspak vendet e punës se tyre. Gjithashtu, nuk cënon licensat e lëshuara nga Urdhri i Mjekeve", shprehet Abazaj.
Sipas tij, Ministria e Shendetësisë "do të bëjë thjesht me identifikimin e mangësive në formim profesional të mjekeve dhe programimin e edukimit të vazhdueshëm mjekësor në të ardhmen, ne përputhje me nevojat për formimin profesional të mjekeve. Për çdo shqetësim, sugjerim të metejshëm, Urdhri i Mjekëve është në mbështetje dhe mbrojtje të interesave tyre profesionale".