Abazoviç: Rama, mjeshtër i eventeve! Jam optimist për samitin në Tiranë, BE duhet të mbajë derën hapur për vendet e Ballkanit

 

Në sesionin e diskutimit për samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e quan Ramën si “mjeshtër të eventeve”.

Në fjalën e tij jep një mesazh për BE që të kuptojë se duhet të jetë tërheqëse për vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se kanë pritur gjatë ndaj vendimmarrja duhet të jetë efektive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shumë shkurtimisht, për takimin e djeshëm, Edi është mjeshtër i evenimentit, Ka të bëjë më shumë me thelbin. Ishte shumë mirë që pamë kaq shumë udhëheqës. Jam shumë optimist. Ndoshta nuk ngjan kështu, por absolutisht BE-së i duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë se duhet të jetë tërheqëse për vendet që duan të anëtarësohen. Nëse BE nuk e kupton që duhet të mbetet tërheqëse dhe të mbajë derën hapur për Ballkanin Perëndimor, të gjithë do të humbasin. Mendoj që tani pak pasi ndodhën gjithë këto gjërat, patëm takime të mira. Edhe e djeshmja ishte mjaft i suksesshëm, ndoshta disa marrëveshje që mund të mos jenë shumë thelbësore por të rëndësishme.

Duhet të shohim si të mbështesim 6 vendet, nuk është e lehtë se njerëzit presin hapa, rezultate konkrete. Ne kemi takimin e përbashkët të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për krizën energjetike. Kur kërkojmë të njëjtën gjë, mund të arrijmë objektivin. Le të përpiqemi të gjithë së bashku. Dua të përgëzoj Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të zhbllokimit të procesit. Mendoj se kanë pritur shumë kohë dhe vendimmarrja duhet të jetë më efektive. Nëse nuk është do t’u japë mundësi palëve të treta të hyjnë në rajon. Në Malin e Zi, më shumë se 80% ende i japin mbështetje perspektivës europiane të vendit”, tha Abazoviç.


Lajmi kryesor:

Rama në Bruksel: I dhamë Europës buzëqeshje dje! Liderët ishin më mirë se kur mblidhen në kryeqytetet depresive! BE të mendojë për financat drejt Ballkanit (VIDEO)


A.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale