Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas përshëndeti sot njohjen nga Suedia të shtetit palestinez dhe i kërkoi vendeve të tjera që ende nuk e kanë bërë të ndjekin shembullin suedez, njoftoi një zëdhënës.

"Presidenti Abbas përshëndet vendimin e Suedisë, që e gjykon të guximshëm dhe historik", tha zëdhënësi i tij Nabil Abou Roudeina.

Presidenti palestinez e ballafaqoi këtë njohje në raport me tensionet aktuale në Jerusalemin Lindor.

"Ky vendim është një përgjigje ndaj masave të marra nga Izraeli në Jeruzalem", tha ai.

"Abbas i kërkoi të gjitha shteteve në botë që vazhdojnë të hezitojnë të njohin të drejtën tonë për një shtet palestinez të pavarur në kufijtë e vitit 1967 dhe që ka Jerusalemin Lindor si kryeqytet të ndjekin shembullin e Suedisë", sipas zëdhënësit të tij.

ATSH