TIRANE- Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë mund të përdoret së shpejti edhe nga shqiptarët në Mal të Zi. Kjo është diskutuar sot mes ministrit të jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe ambasadorit të Malit të Zi në Shqiperi, Ferhat Dinosha.
Në takim u theksua se duhen realizuar sa më shpejt projektet e përbashkëta infrastrukturore, sidomos projektin për rrugën që lidh Plavën e Gucinë me Podgoricën, përmes territorit të Shqipërisë. Te dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin vullnetin për mbatjen e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ndërqevritar për Bashkëpunim Ekonomik, Tregtar dhe Industrial.
Haxhinasto vlerësoi se niveli shumë i mirë i marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe fqinjësinë së mirë mes të dy vendeve, i shërben njëkohësisht frymës progresive dhe stabilitetit në rajon, dhe në mënyrë të veçantë interesave të përbashkëta të integrimit evropian dhe euroatlantik.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com