Abetare për fëmijët në Itali,
drekë bamirësie

Abetare për fëmijët në Itali,<br />drekë bamirësie
Një drekë bamirësie për blerjen e abetareve në gjuhën shqipe të fëmijëve emigrant në Itali ishte motivi që mblodhi përfaqësuesit e arsimit, ambasadës italiane, medias dhe bizesmenëve të tjerë në restorantin Mrizi i Zanave në Fishtë të Lezhës.

Kontributi i tyre në këtë drekë bamirësie do të shkojë në blerjen e abetareve shqipe për shoqatat që mësojnë fëmijët e emigrantëve në Itali.
dreke bamiresie
Shefi i kuzhinës në një prej restorantëve më të mirë në Romë, Fundim Gjepali ishte një ndër organizatorët që mendoj të ofronte një drekë bamirësie. Ai u shpreh se ky aktivitet shkon për të gjithë fëmijët në Itali për të ruajtur gjuhën shqipe.

“Me këto abetare që do të blejmë do të furnizojmë shoqatat jofitimprurëse që me shpenzimet e tyre marrin këto iniciativa të rëndësishme për të mësuar gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë”, tha ai.

Ismail Ademi nga shoqata “Agora” ishte bashkëautor në idenë e kësaj dreke bamirësie. Duke shprehur mirënjohjen për pjesëmarrësit por edhe për median ai tha që ky aktivitet kishte nota të larta për ndihmën e fëmijëve emigrant në njohjen e gjuhës së tyre.

“Do ju mbajmë të përditësuar me çfarë do ndodh me fondet dhe do ju japin llogari deri në abetaren e fundit. Shpresojmë që kjo të bëhet kulturë dhe metodë që ka dhe një mënyrë tjetër për tu marrë me gjërat”, vijoj ai.

Në një ambjent të ngrohtë me gjithë pjesëmarrësit që kishin ardhur për t`u bërë pjesë në këtë aktivitet bamirësie nuk munguan dhe përfaqësues të arsimit. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Klarent Ndreca u shpreh entuziast për këtë aktivitet çka i shkon në ndihmë dhe projektit të ministrisë për të ndihmuar në arsimin e gjuhës shqipe të fëmijëve emigrant.
dreke bamiresie
“Ndihmuam dhe inkurajuam këtë aktivitet, por ministria e arsimit ka projektet e saj për të ndihmuar fëmijët emigrant ku ne kemi parashikuar në buxhetin e ministrisë së arsimit fonde përkatëse në botimin e librave”.
Gatime tradicionale të ardhura dhe të servirura në kohët moderne me shije të veçantë dhe bio përbënin këtë drekë bamirësie.

Ndërsa pronari i restorantit “Mrizi i Zanave”, Altin Prenga gjithashtu ofroj kontributin e tij në këtë drekë bamirësie duke shprehur rëndësinë e këtij aktiviteti. “Mungesa e abetareve është problematike në Itali sepse ekziton frika që kombi jonë të mos shpërbëhet”.
 dreke bamiresie
E ajo që i shtoj më tepër vlerë kësaj drekë mes personave më të rëndësishëm ishte dhe konsulli i Ambasadës Italiane Mauricio Polselli, ndër përfaqësuesit e mediave Fatos Lubonja e Andi Bushati, por nuk mungonin dhe drejtues atri e kulture si drejtori i Galerisë së Arteve Artan Shabani.
dreke bamiresie
Të gjithë u mblodhën me motivin për të kontribuar në këtë drekë bamirësie dhe për të vlerësuar ruajtjen e gjuhës tonë në mënyrë të tillë që ajo të mos harrohet nga fëmijët shqipëtarë jashtë kufinjve të Shqipërisë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane