Abetarja, Mali i Zi kërkon unifikimin
e tesktit, Kristiqi: Po punojmë

Abetarja, Mali i Zi kërkon unifikimin<br />
e tesktit, Kristiqi: Po punojmë
TIRANE - Abetarja e përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës duket se ka qënë një ogur i mirë, pasi tashmë unifikimit të abetares kërkon t’i bashkohet edhe Mali i Zi. Sipas këshilltarit të Ministrit të Arsimit Jovan Kristaqi, Mali i Zi po kërkon unifikimin e tekstit të abetares. “Praktikës pozitive të nxjerrjes së abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, tani kërkon t’i bashkohet edhe Mali i Zi” thotë Kristiqi.

Unifikimi i abetares do të bëhet vetëm për pjesën shqiptare, kjo ëhstë kërkuar nga ministri i Arsimit të Malit të Zi. “Ministri i Arsimit të Malit të zi, i cili është shqiptar kërkon ta fusë abetaren  vetëm për pjesën shqiptare” thotë këshilltari i ministrit të Arsimit. Ai më tej shprehet se puna për unifikimin e abetares po bëhet midis tre ministrive të Arsimit, asaj të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

“Puna për unifikimin e abetares  është duke u bërë nga të trija ministritë, pasi futja e një teksti shkollor duhet të bëhet me lejën e qeverisë përkatëse” thotë Kristiqi. Këshilltari i ministrit Tafaj shprehet se është duke u punuar edhe për unifikimin e teksteve të Gjuhës Shqipe dhe Historisë midisë Shqipërisë dhe Kosovës.

“Unifikimi i teksteve për abetaren midisë Ministrisë së Arsimit në Shqipëri dhe asaj në Kosovë është bërë, por jemi duke punuar për unifikimin e tekstëve të Gjuhës Shqipe dhe Historisë” shprehet Kristiqi. “Ne kemi hartuar kurikula nga klasa I-IX. Gjithashtu janë ngritur edhe grupe pune të përbashkëta midis Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.

Grupet të cilat kanë arritur në një unison të përbashkët, që do të shpallet në  konferencën e përbashkët të dy Ministrive të Arsimit, që do të zhvillohet shumë shpejt. Kjo kurikul është në përfundim e sipër, por kjo kërkon edhe një forcë të kualifikuar të mësuesisë, prandaj edhe zbatimi i saj është parashikuar me ligjin e ri të arsimit parauniversitart të vitit shkollor 2015-2016” thotë Jovan Kristiqi.

Më tej këshilltari i ministrit të Arsimit shprehet se unifikimi i teksteve do të shtrihet edhe në testet e tjera, përveç Historisë dhe Gjuhës Shqipe. “Gradualisht unifikimi i teksteve do të shtrihet edhe në lëndët e tjera. Nuk do të ketë një unifikim të menjëhershëm për të gjitha, por do të jetë gradualisht” shprehet ai. Kristiqi thotë se tani për tani po bëhet unifikimi i teksteve shkollore midis Kosovës dhe Shqipërisë, vetëm për arsimin 9-vjeçar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim