Abkhazia akuzon UÇK-në për
pjesëmarrje dhe vrasje në Siri

Abkhazia akuzon UÇK-në për<br />pjesëmarrje dhe vrasje në Siri
Një zyrtar i lartë i ushtrisë siriane, ka thënë gjoja në kushte anonimiteti për agjencinë e ANNA të Abhazisë - territorit gjeorgjian i pranuar si shtet vetëm nga Rusia - se forcat që janë nën kontrollin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, “vranë mbi 400 mercenarë në anën e kryengritësve, në mesin e tyre janë shumë anëtarë të ish UÇK-së”.

“Gjatë procesit të identifikimit të kufomave u vërtetua se në anën e kryengritësve kanë luftuar shqiptarët e Kosovës, mercenarë nga Libia, Somalia, Arabia Saudite, Çeçenia, Jemeni, Iraku dhe Egjipti”, ka thënë gjoja ky zyrtar i Ushtrisë së Sirisë, shkruan Koha.

Disa muaj më parë, në fillim të majit, televizioni shtetëror rus në gjuhën angleze, “Russia Today”, ka pohuar se kryengritësit sirianë po trajnohen nga ish pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, ka akuzuar se “Kosova është bërë poligon për trajnimin ushtarak të rebelëve sirianë”. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë