TIRANE - Problemet me abonetë kanë vijuar edhe këtë muaj. Për muajin prill Shoqata e Transportit Qytetas, ka hedhur në treg abone me kartonin shoqërues, i cili duhet të përmbajë emrin, mbiemrin dhe foton e personit që e ble. Sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Qytetas kjo gjë është bërë për arsye sigurie.
“Vendosja e kartonit shoqërues për abonetë dhe në këtë formë është bërë për arsye sigurie. Por edhe që abonetë të përdoren vetëm nga një person dhe jo nga të gjithë, ndërsa aboneja e studentit të përdoret vetem për studentët” thotë Ferdinand Ibrahimi. Por për çështjen e aboneve ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës.
“Deri sa bashkia të bjerë dakord për një format të kartonit që lufton informalitetin dhe nuk krijon praktika monopol apo antikushtetuese, çdo veprim i njëanshëm nga subjekte të transportit publik, do të çojë automatikisht në hapa të menjëhershëm për heqje license. Ky ka qenë dhe mbetet qëndrimi ynë i pandryshueshëm” përfundon reagimi i bashkisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com