Abortet selektive nuk raportohen
shpërthejnë çështjet në Britani

Abortet selektive nuk raportohen<br />shpërthejnë çështjet në Britani
Kryerja e aborteve selektive, që është i motivuar nga gjinia e fetusit, është e paligjshme në Britani të Madhe, por të paktën dy mjekë janë filmuar se si ata bënin  marrëveshjet e tyre për këtë qëllim me pacientët për të rënë dakord mbi operacionin.

Rasti është i njohur për autoritetet gjyqësore, por është vendosur të mos ndjekë penalish dy profesorët për arsye të 'interesit publik', shkruan Daily Telegraph, duke zbuluar një bombë potenciale mbi të cilën ministri i Shëndetësisë, Jeremy Hunt ka kërkuar tashmë për sqarim.
 
Provat janë tashmë të qarta: ka disa video në të cilat dallohen qartë dy mjekët se si ata  bëjnë marrëveshje me gratë që kërkojnë abort vetëm për shkak se ato nuk duan të lindin një vajzë. Prokurora  e Përgjithshme pranon se ka kryer hetime dhe i kishte njoftuar vendimin policisë për të mos proceduar mbi bazën e konsideratave të 'interesit publik.'
 
Aborti selektiv është i përhapur në vende si Kina dhe India. Në Britani, kjo është e paligjshme, por të dhënat e fundit nga qeveria tregojnë se këto aborte janë praktikuar nga disa komunitete.
 
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve