Edison Cavani pranë kalimit te ekipi i Çelsit për një shumë prej 35 milionë eurosh. Presidenti i ekipit londinez, Abramovic duke se ka arritur të bindë homologun e tij napoletan që të lërë të lirë futbollistin argjentinas. Marrëveshja mësohet se do të realizohet përfundimisht pas finales së Kupës së Italisë që do të zhvillohet në Kinë.

De Laurentis pas shumë përpjekjeve për të mbajtur "tre tenorët" në Napoli nuk ja ka dalë mbanë. Largimi i Edison Cavanit vjen vetëm pak kohë pas atij të Ezekiel Lavecit, i cili është pjesë e ekipit të PSG në Francë. Tashmë në ekipin e Napolit ka mbetur vetëm Hamshik, sllovaku ka pasur disa oferta në Itali dhe jashtë saj për të ndërruar ekipi, por De Laurentis kërkon ta mbajë me cdo kusht.

(d.b/shqiptarja.com)