/ATSH/.- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), u zotuan sot gjatë një takimi se do të bashkëpunojnë ngushtë për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Abrashi theksoi rëndësinë e sektorit privat dhe në këtë drejtim shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim sa më të frytshëm me qëllim zhvillimin e sektorit privat dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Kryetari i OEK-së, Safet Gërxhaliu, falënderoi ministrin për mikpritjen, mbështetjen dhe gatishmërinë për sektorin privat, pasi sipas tij vetëm përmes fuqizimit të këtij sektori mund të arrihen efekte pozitive për ardhmërinë e Kosovës.
"MPMS dhe OEK vlerësojnë se investimet në edukim dhe aftësim profesional janë mundësia më e mirë për krijimin e vendeve të reja të punës jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon si dhe ka nevojë urgjente për një analizë të tregut të punës, por edhe për shumë çështje të tjera të rëndësisë së veçantë që duhen vënë në fokus", thuhet në një njoftim të MPMS-së.
Ministri Abrashi dhe Delegacioni i OEK-ut ranë dakord dhe u zotuan për bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm për të nxjerrë rezultate sa më të mira dhe sa më të favorshme për shoqërinë tonë./Kosovapress/
/Shqiptarja.com