Ai u ka bërë thirrje të qytetarëve që për këto dy ditë të përdorin me kursim ujin pasi është ulur kapaciteti i prodhimit për të parandaluar bllokimin e filtrave.
“Është ulur kapaciteti i prodhimit të ujit të pijshëm që të parandalohej bllokimi i filtrave. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës ta përdorin ujin me kriter këto orë. Ai ujë që përdoret është në parametra të sigurta por thjeshtë impianti nuk mund të punojë në kapacitet të plotë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse ka prurje që mund ta rrezikojnë Bovillën, Abrija është shprehur: “Kjo situatë ndodh sa herë që ka reshje me intensitet të lartë, por sot depozitat janë plot dhe nuk kemi probleme me ujin e pijshëm. Ne duam që të ndajmë me publikun atë që realisht ndodh atje, ata duhet të jenë të kujdesshëm me përdorimin e ujit së paku për 48 orë”.