Absolut Vodka ndal eksportet në Rusi

Absolut Vodka ndal eksportet në Rusi

Absolut Vodka nuk do t’i eksportojë produktet e saj në Rusi, pas kritikave që ka marrë në shtetin e origjinës, Suedi. Fillimisht, kompania i ka ndalur eksportet në mars të vitit 2022, pasi Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë. Mirëpo kompania e saj amë, Pernod Ricard, ka konfirmuar se disa produkte po eksportohen sërish.

Ky njoftim është përcjellë me zemërim. Pernod Ricard, më pas ka njoftuar se i ka ndaluar sërish të gjitha eksportet e pijes Absolut Vodka, ashtu që të mbrojë stafin dhe partnerët nga kritikat. Në deklaratë është thënë se kompania po e shfrytëzon të drejtën për “të mbrojtur stafin dhe partnerët pasi ne nuk mund t’i ekspozojmë ata ndaj kritikave masive dhe në të gjitha format”.

Javën e kaluar, shumë restorante dhe bare të njohura në Suedi, e kanë hequr këtë pije nga raftet e tyre, dhe politikanët e kanë dënuar eksportimin e saj. Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka thënë se është “shumë i befasuar" që kompania ka rinisur eksportet. Para luftës, Pernod Ricard, e ka siguruar 3 për qind të fitimit vjetor në tregjet ruse, dhe pavarësisht se nuk do të shesë më pijen Absolut Vodka, ajo do të vazhdojë shitjen e disa produkteve tjera në Rusi./REL


Lajmi kryesor:

Lufta/ Për herë të parë, Putin viziton rajonet e pushtuara të Khersonit dhe Donbassit! SHBA akuza Brazilit për pritjen e ministrit të Jashtëm rus


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim