"Huaja ishte subjekti i një marrëveshjeje të arritur gjatë një vizite në Abu Dabi të zëvendëkryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç dhe ka synim nxitjen e investimeve publike dhe private nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Serbi, që është në kërkim të kapitaleve për diversifikimin e ekonomisë së saj", sipas një komunikate.
"Huaja do të mbështesë ekonominë serbe dhe do të ofrojë mundësi të shumta investimesh për të dyja palët", deklaroi ministri serb i Financave, Lazar Kërstiç, i cili ka nënshkruar marrëveshjen për Beogradin.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Serbia, që vitin e kaluar kanë hapur ambasadat e tyre në kryeqytetet respektive dhe po përpiqen të zhvillojnë bashkëpunimin ekonomik prej disa muajsh, kryesisht në transportin ajror.
Marrë nga ATSH
(v.gj/shqiptarja.com)