Abuzim me 2 tendera me vlerë mbi 15.3 mln lekë, GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-kryetares së Bashkisë Patos dhe 6 ish-zyrtarë

Abuzim me 2 tendera me vlerë mbi 15.3 mln lekë, GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-kryetares së Bashkisë Patos dhe 6 ish-zyrtarë

Tirane - Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK dhe kalon për gjykim ish kryetaren e bashkisë së Patosit, Rajmonda Bilalaj dhe 6 ish zyrtarë të hetuar për abuzim në 2 tendera. Sipas SPAK, Rajmonda Bilalaj dhe 6 ish- zyrtarët i dhanë dy tendera firmës 'Genti 001' të Ilir Dervishajt, me vlerë 15.3 mln lekë.

Rajmonda Bilalaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë, parashikuar nga neni 258- 25 i Kodit Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021). Ndërsa Vangjel Nushi, Boreta Murati, Arben Manoku, të cilët akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Do të jetë shorti që do të përcaktojë gjyqtaren e GJKKO-së që do të gjykojë ish kryetaren e bashkisë së Patosit.

Më 17 maj 2024 SPAK mbylli hetimet dhe referoi pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin në gjyq të proçedimit penal Nr.82, të vitit 2021.

Në përfundim të hetimeve SPAK ka konstatuar se Bilalaj dhe varësit të saj; Anisa Petani, ish nënkryetare, Shkëlqim Beqiraj, ish-sekretar i Përgjithshëm, Enirjada Rizaj, ish anëtare e komisionit të ofertave, Vangjel Nushi, ish drejtor i Punëve Publike në Patos dhe Arben Manoku, inxhinier kanë falisfikuar dokumentet dhe në bashkëpunim kanë shkelur barazinë për dy tenderat që konsistonin në ngritjen e mureve në rrugën Dukas-Breg dhe në rrugën e fshatit Rruzhdie.

Konkretisht gjatë hetimit për procedurat e prokurimit të tenderit për ndërtimin e murit mbajtës me gabiona me gurë në Dugas Breg, për shkak të rrëshqitjes së tokës me fond limit 6,758,853.92 lekë, Bilalaj dhe Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, del se fitues duhej të ishte shpallur operatori ekonomik “2…”, i cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “Genti 001”.

Nga hetimi u provua se, e ish kryetarja ka paracaktuar fituesin “Genti 001”, i cili është shpallur fitues që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB, deri në vitin 2022, pra për tre vjet, në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos.

Në rastin e dytë kemi të bëjmë me hetimin e procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, në vlerën 8,634,380.435 lekë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Rama i jep tapinë demokratit në Theth: S’ta dha partia, por qeveria! Desh na ndatë nga Amerika

Rama i jep tapinë demokratit në Theth: S’ta dha partia, por qeveria! Desh na ndatë nga Amerika