Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për zyrtaren në Drejtorinë e Policisë Tiranë, E.H, përgjegjëse në sektorin e pasaportave, pasi akuzohet për korrupsion me dhënien e pasaportave shqiptare.
Prokuroria kërkoi arrest me burg, ndërsa Gjykata caktoi ta linte në arrest shtëpie. Ndërkohë vijon hetimi për zyrtarë të policisë e persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni dhe për dokumentin e plotë të gjithë skemës korruptive.
Ligjërisht pajisja me pasaporta është falas për këtë kategori, natyralizim. Report Tv ka raportuar më parë se personat zvarriteshin për të marrë pasaportat dhe u kërkohej nga 50 deri në 200 euro ryshfet. Dyshohet se efektivë dhe zyrtarë policie u vononin pasaportat shqiptare qytetarëve të Kosovës për t'u marrë para.