Abuzime dhe korrupsion me fondet, policia spanjolle urdhërarresti për ish-kreun e federatës së futbollit

Abuzime dhe korrupsion me fondet, policia spanjolle urdhërarresti për ish-kreun e federatës së futbollit

Luis Rubiales

Policia spanjolle bastisi sot zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit, ashtu si edhe banesa të drejtuesve dhe ish-drejtuesve të saj, duke sekuestruar dokumente dhe arrestuar persona të cilët mendohet se janë përfshirë në marrëdhënie korruptive në këtë institucion. Ish-kreu i këtij institucioni, Luis Rubiales,i cili gjendej në Republikën Domenikane ku ka tanimë rezidencën, deklaroi për mediat spanjolle se ishte i çuditur me këto lajme që vinin nga Spanja.

Por mediat spanjolle kanë bërë të ditur se sot pasdite është lëshuar edhe një urdhërarresti për të nga policia spanjolle e cila ua ka përcjellë kërkesën autoriteteve në Republikën Domenikane. Ata duhet të ekzekutojnë arrestimin e Rubiales dhe më pas ta ekstradojnë në Spanjë.

“Onda Cero” shpjegoi se deri tani janë 5 persona të arrestuar nga policia, mes të cilëve edhe përgjegjësi ligjor i Federatës Spanjolle. Kjo e fundit ka bërë të ditur me në komunikatë zyrtare se është në dispozicion të plotë të autoriteteve duke bashkëpunuar në dorëzimin e çdo dokumentacioni. Por njëkohësisht, ka anuluar mbledhjen e bordit drejtues që do të shpallte Asamblenë Zgjedhore për muajt e ardhshëm


Lajmi kryesor:

Kaos me rivalët e Shqipërisë në Euro 24, policia bastis zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit! Urdhërarresti për ish-kreun Rubiales, pesë në pranga


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja