Abuzime me tenderat
e librave jashtëshkollorë

Abuzime me tenderat <br />e librave jashtëshkollorë
TIRANE- Edhe këtë vit ka pasur favorizime në përzgjedhjen e shtëpive botuese që do të furnizojnë bibliotekat e shkollave me libra jashtëshkollorë. Madje në shumë rrethe, siç është ta zëmë rrethi i Librazhdit, shumica e librave që do të futen këtë vit në bibliotekë i janë besuar një shtëpie botuese, asaj "Uegen" që për më tepër njihet për lidhjet e saj me Partinë Demokratike.

Kështu nga 84 libra jashtëshkollorë që ka porositur kjo drejtori arsimore, 59 prej tyre janë të shtëpisë botuese "Uegen', ndërkohë që pjesa tjetër është e ndarë midis shtëpive të tjera botuese.

Një pjesë e madhe e titujve të librave për të cilët është shpallur fitues kjo shtëpi, janë të shtypura edhe nga shtëpitë e tjera botuese, të cilët nuk figurojnë në këtë listë. Ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe me porositë që ka bërë drejtoria arsimore e Mallakastrës, ku shumica e titujve të librave të bibliotekës për vitin 2011- 2012 janë ndarë mes shtëpisë botuese "Neraida" dhe asaj "Drier", të cilët, sipas botuesve të njohur në fushën e librit shkollor dhe jashtëshkollor, kanë bllokuar prej vitesh këtë treg, pasi bëjnë pazare të drejtpërdrejta me drejtoritë arsimore.
SHOQATA
Edhe vetë shoqata e botuesve është interesuar shumë në lidhje me këtë procedurë, pasi sipas tyre në treg ka botime shumë cilësore, por po përzgjidhen libra, jo cilësore të botuar nga shtëpi që kanë lidhje të forta me pushtetin. "Në përgjithësi lista e vitit 2010 (pasi kjo listë është miratuar në dhjetor) është disi më e mirë se e viteve të tjera.
Megjithatë, mbeten dy probleme serioze: vetë Ministria e Arsimit s'ka respektuar kriteret që ka shpallur. Kjo pasi në listë ka akoma një mori titujsh pa të drejtë, kur Ministria ka shpallur se çdo botues është i detyruar të provonte se ka marrë (blerë) të drejtën e përkthimit.
Gjithashtu ndonëse lista me rekomandimet e 2010 mund të thuhet se është disi më serioze, prapë s'jane shfuqizuar listat e mëparshme ku gjen çudira. Si "Korbi" i Edgar Allan Poe-së jo i përkthyer nga Noli, i futur vetëm sepse është botuar nga "Uegen". Megjithatë, edhe në listën e vitit 2010 gjen emra që nuk besojmë se do të mund të futeshin në përzgjedhjen që supozohet të përfaqësojë ajkën e letërsisë shqipe e asaj botërore.
Ta zëmë: kush ka dëgjuar psh. një romanciere me emrin Mimoza Hysi, që paska shkruar një roman me emrin "Historia pa emra", Petrit Palushi me romanin "Tri motra në një qytet" e kështu me radhë. Apo në letërsinë e huaj autorë si Merev Zhkovski (romani i Napoleonit), Nikollaj Hajtov, apo një farë R.Francia me një libër të titulluar Kupa e shenjtë.
E përbashkëta është se janë thuaje të gjitha botime të të njëjtit botues (Uegen) apo dikujt tjetër. Pra, është ndjekur logjika për t'i bërë nder dikujt dhe jo interesi i nxënësit", - na thonë antërarë të shoqatës së botuesve të librit, të cilët thonë se e njohin shumë mirë cilësinë e botimeve që nxjerr në treg çdo shtëpi botuese. Bibilotekat jashtëshkollore është një projekt i mbështetur nga vetë kryeministri Berisha, i cili jep çdo vit rreth 700 milionë lekë. Por duket se ky është një projekt shumë i mirë edhe për ata që kanë miq, pasi edhe gjatë viteve të kaluara në media janë bërë publike raste të abuzimive me këto tendera.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij