TIRANE- Dy ish-zyrtarë të Ministrisë së Energjisë janë akuzuar për shkelje të barazisë së tendera. Pas një auditi të brendshëm, ministri Damian Gjiknuni ka bërë kallëzim penal për ish-Sekretarin e Përgjithshëm në ish-METE, Dardan Domi, dhe për ish-Përgjegjësin e Sektorit të Lejeve të Koncesioneve Energjetike, Andi Cerma.
Auditi i brendshëm, me urdhër të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ka kryer një kontroll të plotë mbi rregullshmërinë e dhënies së koncesioneve për periudhën qershor-shtator 2013.
Nga auditimi i bërë rezulton se dy ish-zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën, si dhe kanë kryer shkelje të rënda ligjore.
Sipas ministrisë së Energjisë, dy ish-zyrtarët në bashkëpunim kanë kryer shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
“Për këto shkelje, raporti i auditimit konstaton se mbajnë përgjegjësi shtetasit Dardan Domi, ish-Sekretar i Përgjithshëm në ish-METE (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave dhe Andi Cerma, ish Përgjegjës i Sektorit të Lejeve të Koncesioneve Energjetike në ish-METE, në cilësinë e Kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumentave.
Për këta dy shtetas është kërkuar fillimi i ndjekjes penale për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe atë të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 258 e 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
Auditi i brendshëm i këtij institucioni investigoi rregullshmërinë për procedurat përzgjedhëse e konkuruese për dhënien me koncesion për 14 hidrocentrale, për të cilat kanë përfunduar procedurat konkuruese dhe janë lidhur kontratat me koncesionarët për ndërtimin e tyre.
Në përfundim të auditit, bëhet me dije se u evidentua se “sistemi i procedurës konkuruese ka shfaqur mangësi si në fazën e përpilimit dhe të miratimit të dokumenteve standarte të procedurës konkuruese; në fazën e publikimit të ftesës për ofertë; ashtu edhe në fazën e vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit. Nga auditimi i materialeve të dosjeve të zhvillimit të procedurave përzgjedhëse të 14 koncesioneve të mësipërme, në të gjitha fazat e tyre janë kryer veprime dhe mosveprime që janë në kundërshtim me ligjin për Koncesionet dhe vendimin e qeverisë për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com