TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat për dy zyrtaret e AKSHI-t, 3 biznesmenët dhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, pas hetimeve për abuzime me tenderët. Masa arrest shtëpie u la në fuqi për drejtoreshën e agjencisë, Mirlinda Karçanaj bashkë me zëvendësen e saj Hava Delibashi.

Ndërkohë, për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës mbeti në fuqi masa e pezullimit nga detyra dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit, si edhe për 3 biznesmenët Gëzim Hoxha, Andis Papa dhe Rogers Rryta. Për këta të fundit, SPAK thotë se “kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione ndaj kompanive që s’ishin pjesë e procesit të tenderimit”. Të tre akuzohen për pastrim të parave dhe grup i strukturuar kriminal.

Për këtë çështje janë ende në kërkim dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Arrest në shtëpi
Mirlinda Karçanaj
Hava Delibashi
Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit
Erion Ismaili
Ndalim për të dalë jashtë vendit
Andis Papa
Gëzim Hoxha
Rogers Rryta