Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetime për një kartel të mundshëm gjatë prokurimit për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit) loti 1, loti 2 dhe loti 3. Nga informacionet paraprake, vihet re se vlera e ofertave fituese në të tre lotet e procedurës së prokurimit është mbi 99% të fondit limit, operatorë ofertues janë vetëm tre ndërmarrje dhe fituese të loteve janë sejcila prej ndërmarrjeve pjesëmarrëse, duke krijuar një skemë rotacioni për shoqërinë që do të shpallej fituese. Afërsia e ofertës fituese në raport me fondin limit është shenjë bashkëpunimi mes kompanive.