Abuzimet me asistencën, Mziu
15 mln lekë dëm në muaj shtetit

Abuzimet me asistencën, Mziu<br />15 mln lekë dëm në muaj shtetit
TIRANË-  Janë 3304 familje që përfitojnë ndihmë ekonomike në Kamëz në kundërshtim me ligjin. Kjo shkakton dëm prej 15 milion e 181 mijë lekësh vetëm për një muaj.

Të dhënat janë bërë publike sot para medias në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, nga drejtoresha e përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, znj. Etleva Bisha.

Ajo theksoi edhe se “Kryetari i Bashkisë së Kamzës ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe llogaritja e ndihmës ekonomike është bërë jo sipas legjislacionit”.

Sipas Bishës, ekziston edhe shkresa që provon shkelje, “shkresa nr. 4 e vitit 2012, e firmosur nga kryetari i Bashkisë Kamëz, e cila është korigjuar me dorë”.

“Janë aplikantë që u propozohet ndihma ekonomike. Shkresa përkatëse është këtu. Janë 3304 familje që përfitojnë ndihmë ekonomike në Kamëz në kundërshtim me ligjin. Kjo shkakton dëm prej 15 milion e 181 mijë lekësh vetëm për një muaj”, është shprehur Bisha.

 “Familje në kushte të ndryshme kanë marrë masë të njëjtë ndihmë. Kanë marrë njëlloj ndihmë ekonomike si familje me një anëtar, ashtu edhe me 7 apo 8 anëtarë. Ky është jo vetëm dëm ekonomik, por edhe trajtim jo i barabartë njerëzor”, vërejti drejtoresha e përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror.
 
Ajo bëri të ditur edhe se “për periudhën Prill e Maj mungojnë numrat e llogarisë për familje që u paguhet ndihma ekonomike”.
 
U vu në dije se shteti po bën procedim penal dhe njëkohësisht “do të ndjekë penalisht edhe të tjerë që kanë bërë shkelje. Inkurajojmë prokurorinë e Tiranës të vërë para ligjit shkelësit”, theksoi drejtoresha Bisha.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë