Abuzimet me Invalidët, këshilltarët
e bashkisë fusin në lista fëmijët e tyre

Abuzimet me Invalidët, këshilltarët<br />e bashkisë fusin në lista fëmijët e tyre
Me skemën e personave me aftësi të kufizuar janë bërë mashtrime marramendëse. Rastet janë denoncuar nga ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, dje në komisionin parlamentar të Çështjeve Sociale. “Mund të duket e habitshme por familjarët e një këshilli të një komune së bashkë me kryetarin e këshillit, janë të gjithë në listën e personave me aftësi të kufizuara, megjithëse ata gëzojnë shëndet të plotë”, - ka deklaruar ministri Veliaj, duke shtuar se të gjitha rastet do të dërgohen për hetim.

Të gjithë këta kanë përfituar masën maksimale të pensionit, prej 15 mijë lekësh të reja në muaj. Por jo vetëm kaq. Në total janë plot 6 mijë persona në të gjithë vendin janë shpërblyer para zgjedhjeve me statusin e invalidit. Sipas ministrit Vleiaj, deficiti i krijuar nga lista e fryrë e invalidëve është 52 milionë dollarë, duke e ezauruar kështu komplet fondin e akorduar për këtë kategori, të cilët, aktualisht, prej muajsh kanë ngelur pa pagesën e paaftësisë, pasi nuk ka fonde. Me fondin e mbetur do të trajtohen vetëm invalidët e vërtetë, tetraplegjiket, të verbrit dhe paketa higjeno-sanitare. Vetëm në 8 vitet e fundit numri i invalidëve është rritur me 65%, nga rreth 100 mijë persona me aftësi të kufizuar që kishte në vitin 2005, sot në Shqipëri janë 165 mijë invalidë.

Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë