Abuzimet me ndërtimet/ Gurra: Me 50 mijë lekë të vjetra..Kjo është t'i vrasësh në mes të ditës! Jeta nuk është kaq e lirë

Për Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, pasojat shkatërruese të tërmetit të 26 nëntorit nuk ishin goditje prej zotit, por prej dorës së njeriut që ka abuzuar me korrupsion në ndërtime të dobëta që i zunë shqiptarët nën rrënoja.

"Kjo nuk është një goditje prej zotit. Kam njohur nga afër familjarët e familjes Lala. Nga binjakët 2 vjecarë, deri tek një nënë, nën rrënoja...Nuk ka asgjë nga zoti, e gjitha ka qenë dhe do të dalë nuk është e vonë, nga korrupsioni, specialistët e thjeshtë që kanë shkuar për të legalizuar, dhe deri tek instancat e larta që janë marrë me ndërtimet, me katrahurën urbanistike në Kënetës, Tiranë, e kudo tjetër...Mosbesimi ose padrejtësia që ne qëllimisht bëjmë, apo sulmojmë apo godasim ndaj njëri-tjetrit. Nuk është se Zoti po hakmerret.

Por ka një realitet tjetër: Më 28 nëntor isha në Shijak, atje ka qindra shtëpi në qytet e fshatra, të prishura, ato janë të ndërtuara në vitet '70, shtëpi një katëshe, ato janë shembur nga lëkundjet natyrore të tërmetit.

Familja Lala, Thumana, kanë pasur shirita që janë vendosur, me 50 mijë lekë të vjetër që kanë marrë inspektorët e thjeshtë që i kanë vënë. Kjo është t'i vrasësh në mes të ditës së diellit.

Jeta njerëzore nuk është kaq e lirë", tha Gurra në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv.

Gurra thotë se sprovë kombëtarë është mirëmenaxhimi i fondeve të mbledhura.

"Nëse ne nuk kalojmë këtë provë kombëtare të mirëbesimit të disa milionave euro që janë dorëzuar në organizmat e shoqërisë civile, institucioneve fetare, edhe ato ën sajtin e qeverisë, nëse nuk do të kalohet prova e mirëmenaxhimit, që janë një amanet, çdo qindarkë që kanë dhënë shqiptarët janë të shenjta", tha Myftiu i Tiranës, i ftuar në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Abuzimet me ndërtimet/ Gurra: Me 50 mijë lekë të vjetra korrupsion, kjo është t'i vrasësh në mes të ditës! Jeta s'është kaq e lirë


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja