Abuzimi me rrugën e Gjinarit/ Dosja në gjykatë për ish-kreun e ARRSH dhe zyrtarët e tjerë/ Akuzat

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, Andi Tomës, 6 zyrtarëve të tjerë të shtetit, por edhe 3 shoqërive tregtare dhe administratorëve të tyre me akuzën e shpërdorimit të detyrës për rrugën e Gjinarit.

Xhika e Toma  që po hetohen në masën e sgurisë ‘arrest me burg’, por edhe dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për dëm ndaj shtetit në vlerën e 5 mln eurove. Edhe pse rruga me letra është e përfunduar, në fakt në realitet është e kundërta. Pas kallëzimit të KLSH, prokuroria nisi hetimet duke vendosur në pranga ish-kreun e ARRSH së bashku me zyrtarë e tjerë në datë 2 shkurt të këtij viti.

Andi Toma ka qenë drejtor i rrugëve në vitet 2008-2013 ndërsa Dashamir Xhika ka drejtuar këtë sektor nga viti 2013 deri në shtator 2017. Xhika dhe Toma janë në hetim edhe për një tjetër procedim, atë të rrugës Tiranë-Elbasan, dosje për të cilën janë marrë në pyetje edhe ish-ministrat Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.
 

Emrat e 11 të pandehurve
Dashamir Xhika
Andi Toma
Rexhep Tarba
Agron Hysa
Kujtim Hysa
Rezarta Bokçiu
Lek Tushaj
Astrit Qafa
Malvina Kallabaku
Afërdita Basha
Kastriot Braha
 

Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet për procedimin penal Nr.740, regjistruar datë 11.04.2016, dhe ka depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan “Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq”, në ngarkim të të pandehurve:

1) Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 22.01.2008 – 07.10.2013, I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

2) Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017, - I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, - I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3) Rexhep Tarba, Mbikqyrës i punimeve, adminstrator i shoqërisë “Zenit-06” sh.p.k, - I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, - I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

4) Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, - i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal. I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

5) Kujtim Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,  iakuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal. I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

6) Rezarta Bokçiu, administratore e shoqërisë “Arifaj” sh.p.k., e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal. E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

7) Lek Tushaj, Drejtor i Drejtorise se Sigurimit te Cilesise prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 - 25 të K.Penal. Ai është hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

8) Astrit Qafa, Pergjegjes i Sektorit te Kualifikimit prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,i  akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 - 25 të K.Penal. Ai është hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

9) Malvina Kallabaku, Specialiste, Sektori i Kualifikimit pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit- e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 - 25 të K.Penal.  E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

10) Afërdita Basha, Specialiste, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 - 25 të K.Penal. E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

11) Kastriot Braha, Specialist, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 - 25 të K.Penal. I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

12) Shoqëria tregtare “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, me Nipt.K12911201C, me qendër në Elbasan,

- E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

13) Shoqëria tregtare “Arifaj” sh.p.k, me Nipt.J76418907K, me qendër në Tiranë,- E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

14) Shoqëria tregtare “Zenit-06” sh.p.k, (“Zenit & CO”), me Nipt.K61731002D, me qendër në Tiranë.  E akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik