DURRËS - Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme ish-drejtorin e drejtorisë së shërbimeve operacionale në Portin e Durrësit, Agron Çopjan nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Arrestimi i Agron Çopjas ka ardhur në kuadër të hetimeve që sollën edhe arrestimin e disa ditëve më parë të ish-Drejtorit të Portit Durrës Eduard Ndreu.
Ish-drejtori i Portit të Durrësit, Eduard Ndreu akuzohet se përmes veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera” i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik që llogaritet të kapë vlerën e 230 milionë lekëve të reja.
Mësohet se për arrestimin e Agron Çopjas ka edhe një vendim nga Gjykata e Durrësit, e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com