Abuzim me tenderat, 4 zyrtarë të arrestuar, 8 detyrim paraqitje, verifikim 2 ish-ministrave Vasili e Manjani (EMRAT)

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skandalin e abuzimit me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë duke arrestuar 4 zyrtarë, 8 janë në detyrim paraqitje, ndërsa po verifikohen edhe dy ish-ministra të këtij dikasteri. Zyrtarët e arrestuar janë ish-sekretarja e përgjithshme Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur vetifikimi dhe për dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Për dy ish- ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tendera abuziv. 

Ylli Manjani është emëruar në postin e Ministrit të Drejtësisë në datë 10 nëntor të 2015 duke zëvendësuar Nasip Naçon të dy përfaqësues të LSI-së teksa ka ndenjur në këtë post deri në 30 janar të 2017. Në këtë post Ylli Manjani është zëvendësuar nga Petrit Vasili gjithashtu përfaqësues i LSI-së që ka qëndruar në krye të Ministrisë së Drejtësisë deri në maj të 2017, kur u zëvendësua nga Ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se nga materialet e referuara nga Prokuroria rezulton se në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrisë së Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Juliana Hoxha Aurel Lamce ( Të arrestuar )

Hetimet jane shtrirë për 5 tendera;
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësise, e me pas dhe nga grupi i inspektimit te Ministrisë së Financave. Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit. Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale. Për këtë çështje janë dhënë masa për ish-sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Drejtesisë dhe Drejtorin e sherbimeve mbështetëse si dhe specialistët e IT. Hetimet kanë pasur në fokus funksionarët publik që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të verifikimit të ofertave dhe komisioneve për mbikqyrjen e zbatimit të kontratave. 

Zyrtarët e akuzuar:

Të arrestuar;
Juliana Hoxha
Lusien Ali
Arlind Alika
Airel Lamçe

Në detyrim paraqitje
Marsuela Aliaj
Doralda Muka
Arlin Arapi
Orgesa Goga
Eris Sheshi
Ethem Vigani
Ornela Bleda
Ilir Çuni

Po verifikohen
Ylli Manjani
Petrit Vasili

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet