Po verifikohet për abuzim me tenderat, Manjani: S'kam ndërmend t'i nënshtrohem gjyqeve popullore dhe elektronike

Po verifikohet për abuzim me tenderat, Manjani: S'kam ndërmend t'i nënshtrohem gjyqeve popullore dhe elektronike

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Teksa qarkullon lajmi se Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skandalin e abuzimit me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë dhe se për këtë janë arrestuar 4 zyrtarë e po verifikohen edhe dy ish-ministra të këtij dikasteri, ka ardhur një reagim nga ana e Ylli Manjanit.

Ish-ministri i Drejtësisë, teksa bën me dije se nuk është në dijeni të hapave të ndërmarra nga ana e prokurorisë, shkruan në një postim se nuk e ka problem verifikimin e shërbimeve mbështetëse të ministrisë. Ai shprehet më tej se nuk ka ndërmend t'i nënshtrohet gjyqeve popullore dhe elektronike e aq më tepër për "gjëra të stisura". Duke e cilësuar lajmin e sotëm si tentativa për të ndotur figurën e tij, Manjani thekson se do të vijojë të mendojë e shprehet lirshëm. 

Mirmëngjes! Sapo u zgjova u njoha me lajme “bombastike” mbi disa arrestime zyrtarësh. Mendova për një çast se kush e di çka ndodhur me çështjen e unazës së re apo ndonjë koncension apo blerje votash.... Por jo! Ishin arrestuar disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Ende nuk kuptoj nëse janë arrestuar, pra me vendim gjykate, apo shoqëruar e ndaluar nga policia. Nuk më erdhi mirë sigurisht! Janë punonjës të asaj Ministrie dhe për aq kohë sa kam punuar me ta, ndjej keqardhje.Në disa lajme elektronike lexova se qenkam dhe unë bashkë me Petrit Vasilin në verifikim!!!

Une nuk di asgjë për këtë fakt, por nëse duan të verifikojnë apo hetojnë shumë mirë do bëjnë. Nëse ky pushtet ka mbaruar punë me trafikun e drogës, kanabizimin e vendit, koncensionet e PPP, tenderat e infrastrukturës dhe abuzimet miliona e eurove, le t'i verifikojnë edhe shërbimet mbështetëse të Ministrisë së Drejtësisë. Biles edhe të kohës së sotme, se i njëjti personel është...Unë nuk jam person me imunitet dhe as mbrohem nga parti apo njeri tjetër. Mendoj dhe shprehem lirisht për atë që mendoj, pavarësisht çmendojnë të tjerët.

Për të gjithë të interesuarit, miq e gazetarë nuk kam asnjë koment më shumë për këtë çështje. Nuk kam ndërmend të bëj e as t'i nënshtrohem gjyqeve popullore dhe elektronike. Aq më tepër për gjera të stisura...Portaleve e mediave pro qeverisë, aq më pak lodhem t'i sqaroj e t'u jap ushqim që ata të vijojnë të vjellin kundër meje. Vijoj të mendoj e shprehem lirisht mbi ato që mendoj, pa i marrë leje askujt! Si gjithmonë!

Ylli Manjani, Ish-ministri i Drejtësisë

Ditën e sotme u bë e ditur se Prokuroria e Tiranës ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera përgjatë dy viteve, konkretisht në 2016-2017, duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. (Lexo këtu)

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sazani: 07/02/2019 04:30

    Thaj cfare te duash o Manjani, media percolli nji lajm. Eshte e drejta e gjithkujt te shorehet dhe te kete nji perceptim mbi ceshtjen, asgje nuk eshte thene e komentuar. Pse trembesh? Media ndikon ne krijimin e nje gjykimi kolektiv. Lajmi eshte lajm pse nxiton, behet hetimi dhe del i paster ne rastse je i tille. Ruaj qetesine. Dua te te kujtoj Zt Manjani se ne 2012 tenderi u fitua, u implementua dheu mirmbajt nga nji kompani Izraelite. Per te njetin sistem tani tenderin e fiton dhe e mirmban nji kompani shqiptare ku kompania Izraelite eshte thjesht nji fornitor i rendomte. Nuk te duket pak e çuditshe kjo?!

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 06/02/2019 20:05

    Do ti nenshtrohes kesaj gjykate o avokat hajdut!o pederast PD& LSIja yte e vollen e shkaterruan & e dogjen,je ti mashtrues me Vasillaçin qe e vollet dhe shkaterruat ministrine e drejtesise per te blere votat siç i blete dhe nxorret 19 deputet me vota te blera .

    Përgjigju
  • ERP: 06/02/2019 19:50

    Na mjafton ti nenshtrohesh gjyqeve te Gjyakatave Penale. Por atyre te pavarura ama

    Përgjigju
  • Hinglaterri: 06/02/2019 19:08

    Vasili e Manjani te dy jashtqitje asgje me teper

    Përgjigju
  • Tirona: 06/02/2019 18:06

    Po mor toc mos bo si bir ku**e.Kujton se nuk flasin punonjsit ca ke bo?Qe nga lista per licensen e Avokatve qe ta grisi Mona ne sy dhe firmose listen e Mones.SPAKU L**e SPAKU do tju tredhi.

    Përgjigju
    • Maks: 06/02/2019 18:36

      Ky kok tyci te vej te japi llogari nga i beri paret qe esht ber pasunik dhe mos te na caj trapin nepet tv duke shar te tjeret

  • Aqifi: 06/02/2019 16:52

    Ylli, kujto shortin qe beje bashke me gjinin per magjistratet dhe apartamentet ne vlore

    Përgjigju
  • nasi: 06/02/2019 15:37

    Mos u hiq si shenjtor o manjan!!! kush ka drejtuar kete vend keto vite e ka futur lugen tek corba.. po te ishe kaq i ndershem nuk do rrije me llumin por te ka pelqyer...

    Përgjigju
  • toni: 06/02/2019 15:33

    mos u jargavit,ty do te fusin te burgu i grave

    Përgjigju
  • Lipivani: 06/02/2019 14:55

    Ti dime te gjitha or miku im,poe hetohu si burr nqs e quan veten burre me dy kunguj nen sqetull, Te prsh miku im,

    Përgjigju
  • s.lani: 06/02/2019 14:51

    pyeteni zoterine a e ka shitur akoma vilen e tij ne afersi te vores?

    Përgjigju
  • Rruqja: 06/02/2019 14:37

    Po o daj Shejtani ashtu asht kur jy vjen veza ne byrh fain e kan medjat sa majtas sa djathtas ndersa medja juaj asht aty ku don ti .te vjedhesh dhe lepijsh tullen simbas oreksave te partis tende se partia qe ti ben pjese parimin kryesor ka vjedhjen dhe avash e avash do shkermoqeni deri te PRESIDENT BAFTJARI .ME GJITH BURRIN E SAJ MONIKEN

    Përgjigju
  • Drejtesia: 06/02/2019 14:34

    Leri pordhet ti kokzbathur,po je ne rregull me ligjin ok,po e ke shkelur e ke vjedhur ne te semes ti dhe Like floriri&Mona.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv