Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave Arlind Gjokutaj. Nga arrest në shtëpi për të është vendosur që të vijojnë hetimet në detyrim paraqitje.
Gjokutaj akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro. Pas arrestimit Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ndlrkohë që Apeli i Tiranës i ndryshoi masën nga arrest në burg në arrest shtëpie.
Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave. Hetimet për këtë çështje janë drejt përfundimit dhe pritet që dosja tp kalojë me kërkesën për gjykim në Shkallën e Parë.
Kujtojmë se Arlind Gjokutaj së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro kompensim një qytetari me emrin Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim.
Gjithçka u bë për një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.3%
-
Keq
62%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 923
Lajme të tjera
-
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës
26 Prill, 16:39
-
Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM
26 Prill, 16:29
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
'EXPO Albania', studioja e arkitektit amerikan Steven Hall fiton konkursin për ndërtimin e qendrës së re të panaireve
25 Prill, 10:32
Kur gjyqin e bëjnë mediat, dhe jo gjykata, kur çështja civile/administrative bëhet penale pa qenë e tillë, kur profesionisti përballet me prokurorë dhe prokurori të paudhë, kur asnjë provë nuk është inkriminuese por të gjitha janë në favor të të pandehurve, do të duhet një gjykatë, dhe shumë vite mund të njerëzve që akuzohen me të padrejtë. Por të gjitha këto shikohen, dhe vuajtjet ndihen kur iu bie njerëzve mbi supe, dhe jo kur lexojnë lajme nëpër portale, që ushqim kryesor kanë klikimet.
PërgjigjuIk shijo leket qe vodhe ne dogan tani
PërgjigjuPo te kishim ne administraten shteterore njeres te ndershem, te zotē e te perkushtuar ne pune sa Arlindi, Shqiperia do te ishte si Zvicera. Ky vendim tregon se Drejtesia po futet ne binarë.
PërgjigjuShume mire vendim i drejte, biles ti japin edhe ndonje lek se gjynah, me mire te futen ne burg hallexhinjt dhe njerëzit e thjesht, bravo gjykata.
Përgjigjush mire ka bere per Arlindin!
Përgjigju