Të rinjtë shqiptarë abuzojnë me substancat alkoolike dhe ato narkotike. Kjo faktohet nga Studimi Europian për përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera midis të rinjve në Shqipëri, ku shihet trendi në rritje e të rinjve që provojnë këto substanca.

Në bazë të studimit 3/4 apo rreth 72 për qind e të rinjve kanë provuar një ose më shumë pije alkoolike gjatë jetës së tyre, rreth 7.8% e tyre kenë përdorur pije alkolike në më shumë se 40 raste gjatë jetës së tyre.

Për specialistët e ISHP-së konsumimi i alkoolit nga të rinjtë lidhet pashmangshmërisht edhe me numrin e lartë të aksidenteve që ndodhin në vendin tonë.



Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)