LUSHNJE- Qytetarët lushnjarë janë tronditur gjatë këtyre ditëve nga lajmi se drejtoresha e Arsimit në këtë qytet është arrestuar për korrupsion. Kjo jo vetëm se është një person publik, por edhe për vetë pozicionin të cilin ajo mbarte, pozicion i cili ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejt me të ardhmen e fëmijëve.
Mësuesit të pyetur nuk duan të komentojnë këtë ngjarje duke iu larguar kamerave. Ndërsa prindërit janë ata më të shqetësuarit. Ata shprehen se një akt i tillë është skandaloz, dhe tregon se si pushteti ndikon në jetët e tyre.
Edhe nxënësit e dënojnë këtë akt, por ndryshe nga prindërit ata e pranojnë më shumë që në Shqipëri ka korrupsion dhe i habit vetëm fakti që në një kohë kaq të shkurtët mund të bëhen kaq shumë abuzime.
Ky mendim i nxënësve të jep pak shpresë se, brezi që po rritet të jetë më i drejtë dhe të zbatojë ligjet, pasi korrupsionin e quajnë pjesë të jetës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO